Ligji për ASHAAM-in do të shqyrtohet në Komisionin Evropian, e pastaj në Qeveri

-

Versioni i fundit i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (Propozim-ligji për ASHAAM-in), të cilin e publikoi dje Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), para se të hyjë në procedurë qeveritare, gjegjësisht para se të futet në rend dite të mbledhjes së qeverisë, do të shkojë për shqyrtim në Komisionin Evropian, njofti sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

– Pritet të respektohen afatet e parapara ligjore, dhe ligji të hyjë në Kuvend pa vonesë – tha Boshnjakovski.

Në qoftë se KE-ja je sugjerime për ndryshime, MSHIA-ja do të duhej t’i fusë ato në tekstin e propozim-ligjit para se t’ia dorëzojë atë qeverisë për miratim, e pastaj prej atje do të dërgohet në Kuvend.

Propozim-ligji është përgatitur nga MSHIA-ja dhe përfaqësuesit e sferës mediatike. Siç sqaruan nga Ministria, në të janë përfshirë disa nga propozimet që janë pranuar nëpërmjet Regjistrit të vetëm nacional elektronik (ENER), ku propozim-versioni paraprak u publikua më 4 nëntor të këtij viti dhe të interesuarit në afat prej 26 ditësh kishin mundësi të japin komente dhe propozime. Procesi filloi më 14 korrik të këtij viti, me debatin e parë publik. Debati i dytë u mbajt më 20 nëntor.

Sipas MSHIA-së, qëllimi i propozim-ligjit është departizimi dhe profesionalizimi i transmetuesit publik të radiodifuzionit, gjegjësisht Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) dhe organit rregullator – Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM).

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

Putin nuk zbuloi shpërblimin marramendës për vrasjen e Donald Trump

Pretendimi: Presidenti rus Vladimir Putin ka ekspozuar shpërblimin prej 45 miliardë dollarësh nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për kokën e Donald Trump. Verdikti: E paprovuar ——————————————————————— Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon lajmi se presidenti rus Vladimir...

Trump në Ballkan, si elefanti te qelqurinat apo si shpëtimtar

Nga Ben Andoni Rizgjedhja e presidentit amerikan Donald Tramp e ka lënë në një pezull të madh Ballkanin, me ndjesinë e filmave të regjisorit ekscentrik Alfred Hiçkok. Por ndërsa ka shtuar zërat...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...