fbpx

Gruevski të huajve u postoi fjalim të vjetër në Twitter si përgjigje

-

VMRO DPMNE, Qeveria, kryeministri dhe lideri i partisë Nikolla Gruevski nuk dolën me reagim zyrtar ndaj deklaratës së ambasadorëve, por qëndrimin e tyre e shprehën në profilin e tij në Twitter të Gruevskit.

Disa orë pas deklaratës së ambasadorëve ku ata ju bëjnë thirrje partive politike që t’u përmbahen pikave të Marrëveshjes së Përzhinos, duke i dhënë theks pjesës që ka të bëjë me VMRO DPMNE-në, Gruevski në profilin e tij në Twitter postoi fjalinë “Populli vendos për të ardhmen e shtetit (anglisht) e marrë nga fjalimi i tij më 23 tetor, gjatë festimit të Ditës së VMRO-së.

Në postimin është vendosur versionin anglisht i disa pjesëve nga fjalimi prej 1 orë e gjysmë që e mbajti Gruevski e ku ai krizën politike e quajti “betejë” e cila do të zgjidhet në zgjedhjet e 24 prillit” ndërsa për rezultatin vendos populli e jo të huajt.

“Në zgjedhje populli vendos kë e mbështet dhe kujt ia beson pushtetin. Nuk do të thotë asnjë i huaj e as dikush me shkop magjik do t’i zgjidh problemet. Ne së bashku me popullin. Ky është vendi jonë. Është atdheu jonë. Kjo është R. e Maqedonisë dhe duhet të ballafaqohemi me sfidat me të cilat ballafaqohemi. Këtë dua ta them në këtë ditë” tha Gruevski.

Krahas kësaj, drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski dje për “Meta” deklaroi se partia në pushtet qëndron në qëndrimet e saj dhe se nuk do ta komentoj deklaratën e ambasadorëve.

“Nuk do ta komentoja deklaratën e ambasadorëve. Qëndrimet e VMRO DPMNE-së janë të qarta dhe deri më tani i kemi njoftuar disa herë. Qëllimi final është qytetarët në prill ta japin votën e tyre për politikën që e mbështetin” thotë Kotevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.