“Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe partive të koalicionit ka dorëzuar kërkesë për shkarkimin e Nikolla Todorovit nga posti i ministrit të shëndetësisë. Kërkojmë përgjegjësi nga Todorov për problemet sistematike dhe kaosin e përgjithshëm në shëndetësi të rezulton me pasoja tragjike ndaj qytetarëve pacientë” deklaroi sot Jagoda Shahpaska, deputete opozitare dhe kryetare e Komisionit parlamentar për shëndetësi.
“Për vetëm 2 ditë, dy nëna humbën jetën që është e palejueshme në shekullin 21. Kjo drejtpërdrejtë tregon se sistemi shëndetësor në Maqedoni nuk funksionon. Menaxhimi jo- profesional dhe jo- adekuat i sistemit shëndetësor, mos- pasja strategji për zhvillim dhe investime po rezulton me jetë të humbura. Fakt është se Nikolla Todorov fare nuk duhej të vendoset në këtë pozitë. Si kryerës i drejtpërdrejtë i politikave të Nikolla Gruevskit, ai është përgjegjës që shëndetësia në vend ka prekur fundin. Spitalet në vend që moti nuk e meritojnë emrin mbrojtës të shëndetit. Nuk ka kuadro të mjaftueshme të mjekëve, nuk ka pajisje të mjaftueshme ndërsa ka mungesë të materialit mjekësor. Qytetarët paguajnë shumë ndërsa marrin shumë më pak shërbime” tha Shahpaska.
Sipas saj Todorov duhet duhet të largohet për shkak të politikave të gabuara që i kanë detyruar mjekët të largohen nga shëndetësia publike dhe të shpërngulën nga Maqedonia.