fbpx

Gruevski: Hani ka kuptuar se koalicioni i gjerë nuk është ide e realizueshme

-

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në intervistë për televizionin “Nova” deklaroi se euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në vend ka ardhur me dinë që t’i inkurajojë partitë politike për koalicion të gjerë qeveritarë, por pas bisedave me krerët e partive ka ardhur në përfundim se diç e tillë s’mund të realizohet.

“Përgjatë bisedave ai ka kuptuar se në Maqedoni koalicioni i gjerë është koncept i pasuksesshëm. Kishim koalicion të gjerë në vitin 2001 dhe tani, por në të dy situatat qeveria ngeli jofunksionale dhe kjo po ndjehet në tërë shtetin. Ne në bisedë (me Hanin v.j) hapëm shumë çështje dhe kishim debat. Në fund, ai tha se është e qartë se pas takimeve me të gjitha partisë, jo vetëm me VMRO DPMNE-në, se është vështirë e realizueshme ideja për koalicion të gjerë dhe se partive u nevojitet më shumë kohë që të vendosin çfarë më tutje”, tha Gruevski.

Në pyetjen, çfarë nëse formohet Qeveri ndërsa VMRO shkon në opozitë, Gruevski tha se do të veprojnë si parti opozitare dhe do të jenë “më të sinqertë dhe partneri më i mirë i qytetarëve në realizimin e interesave të tyre”.

Lidhur me projektin për “desorosoizimin” e Maqedonisë, lideri i VMRO DPMNE-së tha se ideja e partisë së tij është qeveria në të ardhmen të ndaj më shumë mjetet nga buxheti për OJQ-të e jo ato në pjesën më të madhe të financohen nga të “indoktrinohen” nga Sorosi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.