fbpx

Han për “Cajt”: Në Maqedoni duhet të ketë ndryshim në proces evoluimi

-

Nëse nuk eksportojnë stabilitet, do të importojmë jostabilitet- kjo vlen si për Ballkanin ashtu edhe për fqinjësinë e mbetur të BE-së, vlerëson euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në intervistë për edicionin elektronik të gazetës gjermane “Cajt” ku flet edhe për Maqedoninë, shkruan “Dojçe Vele”.

“Në interesin tonë është që në IRJ Maqedoni të ketë stabilitet dhe zhvillim të shtetit juridik. Çdo shtet në Ballkan duhet të ketë perspektivë evropiane. Kjo do të thotë se duhet të arrihet ndryshim në një proces evoluimi. Ne u angazhuam mjaft. Bëmë disa rezultate. Kishte zgjedhje korrekte dhe të lira. Për vendin, kuptohet me përpjekje të caktuar, është më mirë nëse ky zhvillim vazhdon në mënyrë të qetë”, ka thënë Han, në përgjigjen e shkurtë për Maqedoninë.

Në pyetjen nëse BE është e interesuar vetëm për stabilitet të Ballkanit Perëndimor dhe nëse është e rëndësishme vetëm të jetë e qetë, Han tha se do të ishte “naive të besohet se ndryshimi i regjimit mund të imponohet nga jashtë”.

Ai Ballkanin Perëndimor e krahason me një tavë të mbushur me vaj dhe thotë se “mjafton vetëm një fije shkrepëse dhe digjet çdo gjë”.

“Qetësimi afatgjatë i rajonit është i mundur vetëm përmes perspektivës për anëtarësi në BE”, thotë Han.

Euro- komisari i zgjerimit këtë javë ishte në vizitë dyditore në Maqedoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.