fbpx

LSDM: Intervista e Gruevskit është vërtetim se koha e tij ka kaluar

-

Proceset politike në Maqedoni tashmë nuk varen nga Nikola Gruevski dhe strukturat kriminale që 10 vite e tërheqin Maqedoninë në hendek ndërsa intervista e djeshme e Gruevskit është vërtetim se koha e tij ka përfunduar, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Në politikën e Maqedonisë s’ka më vend për politikanë të cilët vjedhin dhe gënjejnë popullin e vet, i bëjnë keq dhe padrejtësi qytetarëve, keqpërdorim dallimet kulturore dhe etnike për t’i larguar qytetarët nga bota për profite personale”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se Maqedonisë i nevojitet “qeveri e re stabile e reformuar”.

“R. e Maqedonisë është e gatshme për mënyrë të re të udhëheqjes së shtetit, tërësisht e përkushtuar, e ndershme, përgjegjëse dhe demokratike. LSDM punon në vendosjen e prioriteteve për qytetarët dhe shtetin sipas Kushtetutës, me qëllim që të siguroj ardhmëri stabile për shtetin dhe jetë cilësore për të gjithë dhe besojmë se së shpejti të gjithë do ta respektojmë këtë lehtësim”, shtojnë nga LSDM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.