fbpx

Poposki dhe Kurz vizituan “kuotën 59”, por anashkaluan kampin “Vinojug”

-

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesues me OSBE-në, Sebastian Kurz sot ka arritur në vend ndërsa pasdite me homologun e tij, ministrin e jashtëm Nikola Poposki vizituan kuotën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në Gjevgjeli.

Për mediat u prononcua vetëm Poposki i cili tha se Maqedonia ka pasur rol kyç në pengimin e emigrimit dhe menaxhimit me krizën e emigrantëve.

“Sigurisht bashkëpunimit që e kemi realizuar me më shumë vende të BE-së, përfshirë edhe Austrinë, ishte momenti që i mundësoi Greqisë t’i mbrojë në mënyrën më të mirë kufijtë e vet ndërsa këtu e pamë përvojën më të keqe nga aspekti i bashkëpunimit mes dy shteteve, por edhe përvojën më të mirë që sot tregoi se me këtë bashkëpunim ia dolëm Greqinë ta bëjmë më pak tërheqëse dhe të pengojnë fluksin e pakontrolluar të emigrimit ilegal që kalonte përmes Ballkanit”, deklaroi Poposki.

Dy ministrat vizituan disa lokacione në Gjevgjeli për furnizim elektronik të kufirit si dhe kontingjentin e policisë austriake që për momentin është në Gjevgjeli.

Poposki dhe Kurz nuk vizituan kampin “Vinohug” ku janë akomoduar refugjat dhe emigrantë të cilët kanë mbetur në Maqedoni edhe pas mbylljes së rutës ballkanike.

Vizita e Kurz në Maqedoni vazhdon sot ku sipas agjendës është caktuar takim me shefin e diplomacisë maqedonase ndërsa më ora 18:10 parashihet konferencë shtypi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.