fbpx

Gjykata cakton masën e paraburgimit dhe lëshon fletë- arrest ndaj Sead Koçan

-

Gjykata Penale e Gjykatës Themelore Shkup ka pranuar ankesën e PSP-së dhe i caktoi masën e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili është njëri nga tre të dyshuarit në lëndën “Trust” të Speciales, konfirmojnë për “Meta” nga gjykata.

Nga gjykata thonë se kundër Koçanit është ngritur edhe fletë- arrest.

Këshilli Penal i gjykatës ka pranuar arsyetimin nga ankesa e PSP-së gjegjësisht se nëse mbrohet Koçani nga liria mund të ik, të ndikoj ndaj dëshmitarëve apo të shkatërroj prova lidhur me rastin.

Mbrojtja e Koçanit ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Këshillit Penal deri në Gjykatën e Apelit, por kjo nuk e anulon zbatimin e masës së paraburgimit, që në fuqi hyn menjëherë.

PSP dorëzoi ankesë pranë Penales pasi gjykatësi në procedurë paraprake refuzoi kërkesën e tyre të pronarit të “Transmet” dhe televizionit “Nova” t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

PSP të martën javën e kaluar hapi hetimin më të ri me emrin “Trust” ku tre persona fizik dhe kompanitë “Transmet” nga Shkupi, “Sileks” nga Kratova dhe “Vato” nga Studeniçani akuzohen se me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender nga ELEM në vlerë prej 17.235.772 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.