Gruevski nuk paraqitet në gjykatë, anulohet seanca për “Shuplakat”

-

Seanca e sotme e procesit gjyqësor për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 sërish është anuluar pasi në gjykatë nuk është paraqitur ish kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe 13 të akuzuarit tjerë në rastin e Prokurorisë Speciale.

Në seancë sërish erdhi deri në përplasje të vogël mes prokurores së PSP-së, Fatime Fetai dhe gjykatëses Tatjana Mihajlova.

Fetai kërkoi nga gjykatësja të tregojë pse nuk e dorëzon video- incizimin nga seanca është mbajtur më 16 dhjetor vitin e kaluar, që të mund PSP të ngrit procedurë kundër Mihajlovës.

“Incizimi nga seanca e mbajtur më 22 shkurt 2017 është dorëzuar menjëherë pranë Këshillit të prokurorëve publik ndërsa incizimi i seancës paraprake edhe krahas kërkesave nga ana jonë, ende nuk e kemi marrë. Ju lutem të kini virtyt që të na dorëzoni incizimin që të mund të ndërmarrin procedurë për përgjegjësinë tuaj”, tha Fetai.

Mihajlova paralajmëroi Fetain që mos të përzihet gjatë vendosjes së deklaratës së saj në procesverbalin e seancës. Fetai gjithashtu pyeti pse sot nuk kanë ardhur të akuzuarit, pas çka Mihajlova u përgjigj se ata kanë qenë të ftuar sipas procedurës, por se nuk ka qenë e njoftuar se të njëjtit do të mungojnë.

Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se gjykata mund t’i sjell ata edhe kundër vullnetit të tyre.

Avokati i Gruevskit, Nikola Dodevski për mediat tha se klientët e tij nuk janë paraqiture sepse ka vendim me të cilin Këshilli i prokurorëve publik kërkon që të emërohen prokurorë tjerë për këtë rast, ku nuk ka ndodhur kjo dhe sipas tij, nuk ka kushte për vazhdimin e seancës.

Në pyetjen nëse me këtë sërish po anulohet procesi gjyqësor, Janeva u përgjigj se për momentin janë të fokusuar në lëndët e tyre dhe përgatitjen e raportit të PSP që duhet të paraqitet më 15 mars para Kuvendit dhe Këshillit të prokurorëve publik.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...