Në më shumë se 20 organizata civile ende prezent janë inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ndërsa shqetëson fakti që në javën e fundit, 13 organizata janë financiar nga policia financiare dhe pjesëtarët e MPB-së me kërkesë nga Prokuroria Publike, deklaroi sot drejtorja ekzekutive e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Fani Karanfilova- Panovska, pas promovimit të projektit “Aleanca qytetarëve për transparencë- vëzhgim të procesit të reformave në administratën publike nga ana e OJQ-ve”.
“Ashtu siç i udhëheqin procedurat dhe numrin, tregon se kërkojnë çdo gjë dhe nuk dinë çfarë kërkojnë. Sidomos në tre ditët e fundit nga organizatat që janë vizituar merren dokumente për pagesat dhe derdhjet e parave nga USAID”, tha Panovska duke shtuar se kontrollohen vetëm financat që u janë dhënë OJQ-ve, por jo edhe mjetet e dhuruara në institucionet e shtetit”.
Ajo më tej thotë se sipas mënyrës si po zhvillohen punët dhe sipas intensitetit, instrumentet që përdoren dhe synimi drejt të cilit shkojnë, është që të krijojnë rast për shpërdorimin e të hollave. Ajo shtoi se nëse situata zgjat më tej dhe kriza politike nuk zgjidhet, OJQ-të mund të bëhen dëm serioz kolateral, edhe pse gjatë tërë kohës kanë punuar në interes të qytetarëve.
Në pyetjen nëse presin qeveria e re t’i mbrojë OJQ-të, Karanfilova- Panovska theksoi se për momentin nuk ka qeveri ndërsa kemi institucionet të udhëhequra nga përfaqësues jolegjitim.
“Nëse kriza politike nuk zgjidhet, kjo është keqpërdorim nga ana e institucioneve në moment kur në Maqedoni nuk dihet kush han e kush pinë. Nuk dihet a kemi ndonjë përfaqësues legjitim në ndonjë nivel të pushtetit. Përfaqësuesi i vetëm legjitim, formalisht është presidentit Gjorgje Ivanov, i cili me dy vendimet e fundit u delegjetimua tërësisht në sytë e qytetarëve”, tha Panovska.
Drejtori ekzekutiv i “Eurotink”, Bojan Mariçiq theksoi se ende nuk dinë pse ndodh kontrollet dhe çfarë kërkojnë organet e pushtetit.
“Presim të formohet qeveria e re që të ndalojë ky presion institucionale- politik që u paralajmërua me vendimin e VMRO DPMNE-së”, tha Mariçiq.
Ai tha se organizata e tij është bërë cak i kontrolleve pas pjesëmarrjes së fundit në emisionin “Top Tema” ku siç thotë, është zhvilluar debat i ashpër dhe ku dy mysafirë janë larguar nga emisioni.
“Urdhri për kontroll të USAID është me datë 7 mars, një ditë pas emisionit. Konkluzionet bëni vet, s’mund të them që ka lidhshmëri, por shumë rastësi ka në këtë periudhë që të themi se është rastësi”, tha Mariçiq.
Paraprakisht, euro- ambasadori Samuel Zhbogar tha se institucionet, që duhet të jenë të pavarura, kohëve të fundit godasin sektorin civil dhe se informacionet e grumbulluara arrijnë deri në opinion, duke i shkelur ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut.