Brenda muajit pritet të hapet tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit

-

ELEM TURS deklaroi sot se do të hap tenderin për kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit gjatë muajit mars. Pas përfundimit të kësaj analize, pritet të merret vendim se çka do të ndodhë më tej me menaxhimin e kësaj qendre për skijim, njofton Portalb.mk.

Nga ELEM TURS njoftojnë për Portalb.mk se analiza është në fazën fillestare dhe se përpilimi i saj zgjat deri në tre muaj. Pasi të zgjidhet kompania e cila do ta bëjë këtë analizë, pritet që brenda tre muajve të ketë rezultat.

Nga ELEM thonë se do të merren hapa konkrete pasi analiza të përfundojë.

Komapnia ELEM TURS është DOOEL(Shoqatë me përgjegjësi të kufizuar) dhe prandaj ka të drejtë të hap tender në periudhën parazgjedhore, gjë që është e ndaluar nga Kodi zgjedhor.

Kodra e Diellit kohëve të fundit përballet me probleme të shumta: mungesë investimesh, mungesë e teleferikut me gjashtë ulëse, mungesë e vendeve për parkim, infrastrukturë e parregulluar si dhe mbeturina të pa pastruara. Gjendje kjo që shtyu Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të ndërmarrë hapa më rigoroz. Kjo iniciativë organizoi protesta ku kërkoi që ELEM të tërhiqet nga menaxhimi me këtë qendër, pasi keqmenaxhimi për vite të tëra e ka shkatërruar Kodrën e Diellit.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev para pak kohësh informoi se tashmë po përgatitet studim i fizibilitetit, që do të japë përgjigje në pyetjet se cila është mënyra e duhur e menaxhimit dhe shfrytëzimit të kapacitetit pa u dëmtuar bukuritë natyrore të kësaj pjese të Maqedonisë së Veriut.

Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” këmbëngul në tërheqjen e ELEM nga kjo qendër skijimi dhe thonë se nuk do të heqin dorë derisa kjo të ndodh.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...