Gjetjet e projektit “ACTION SEE” pjesë të hulumtimit “Hapja e gjyqësorit”

-

Sot është promovuar analiza juridike me temë “Hapja e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut” nga Qendra për Hulumtime dhe Juridike dhe Analiza, në bashkëpunim me iniciativën për Hapje të partnerit qeveritar, në kuadër të programit “Përmirësim të transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup, njofton Meta.mk. 

Qëllimi i analizës është që të kryejë vlerësim të hapjes së gjyqësorit dhe ofron gjetje fillestare dhe rekomandime për konstruimin e politikave për hapje të gjyqësorit.

“Nëse e shohim historinë e transparencës në gjyqësor dhe Prokurori Publike për fat të keq, për mosfunksionalitetin e tyre kemi mësuar nga “bombat”, pas së cilës çdo epitet i janë dhënë gjyqësorit. Megjithatë kjo ishte nxitje për aktivitete konkrete reformuese dhe zbatim të tyre. Mbetet vetëm edhe Ligji për prokurori Publike”, tha ministrja Renata Deskoska.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej, tha se gjatë kohës së punës së saj mundohet që sado që është e mundshme të bisedojë me sektorin civil dhe qytetarët, me fokus të veçantë në nivel lokal.

“Një ndër përgjigjet më të shpeshta për çështje më urgjente, problem ose sfidë është sundimi i së drejtës. Pajtohem, por njëkohësisht kjo është edhe çështja më e rëndë dhe më e dhimbshme të adresohet. Përveç kësaj, kërkon edhe ndryshim të vetëdijes. Transparencën e ndërton vetëdija, ndërkaq më tej shkakton trysni i cili sjellë deri te ndërmarrja e përgjegjësisë më të madhe. Gjendemi në pikë shumë më të lartë se sa përpara 5 viteve”, tha Gallovej.

Sipas u.d. kryetarit të Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, mendimi publik është se gjyqësori nuk është mjaftueshëm i hapur, por ajo gjithashtu është e pabazuar dhe bie.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, tha se vërejtjen e Pribesë kanë qenë serioze dhe janë futur në Strategjinë e cila zgjatë deri në vitin 2022. Ai e përmendi miratimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Në analizën “Gjyqësor i hapur në Maqedoninë e Veriut” prej Konstantin Bitrakov, hulumtues në ASHAM janë shfrytëzuar gjetjet e hulumtimit të Fondacionit “Metamorfozis” dhe projektit “ACTION SEE”, i cili ka për qëllim ta ngrit vetëdijen për korrupsion, transparencë.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...