Ende nuk dihet nëse BE do të ndajë integrimet për Maqedoninë dhe Shqipërinë

-

Në një tekst të publikuar të dielën (06.10.2019) sajti serb “Vesti Onlajn” nëpërmjet titullit “BE-ja i ndan Maqedoninë dhe Shqipërinë” („EU razdvaja Makedoniju i Albaniju“) i transmetoi informatë të gabuar publikut. Me zgjedhjen e këtij titulli fitohet përshtypje që procesi për integrim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian tash më është ndarë, sikur kjo është një punë që ka marrë fund. Që, së paku për momentin, nuk është e vërtetë, transmeton Meta.mk.

Artikulli sa i përket përmbajtjes e transmeton në mënyrë korrekte informatën e agjencisë “Rojters”, sipas cilës, Gjermania propozon ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në përpjekje për të arritur kompromis ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të BE-së në samitin e caktuar për 15 tetor:

Sipas planit që u është propozuar këtë javë ministrave të 28 vendeve anëtare, të cilat duhet të diskutojnë ka kah mesi i tetorit, është i mundur kompromis ndërmjet atyre që përpiqen t’i përafrojnë vendet ballkanike në BE dhe atyre që bëjnë rezistencë si Franca, Holanda dhe Danimarka.

“Rojters” përkujton që Gjermania para disa javëve votoi për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por me kushte plotësuese për Tiranën.

Në draft-konkluzionet e Këshillit të ministrave propozohet që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat para fundit të këtij viti, por jo edhe Shqipëria…

Mirëpo, rastësisht apo qëllimisht, kjo informatë e “Rojters-it” është e futur në kornizë me titull të gabuar që shpreh pohim të prerë – sikur vendimi i tillë, tash më është sjellë

Në fotografinë me të cilën është ilustruar teksti është paraqitur flamur me flamurin nga Kutlesh (dielli i Vergjinës) që ishte simbol i flamurit të Maqedonisë nga korriku i vitit 1992 deri më 5 tetor 1995, kur është mënjanuar si obligim me Marrëveshjen e përkohshme.

Flamuri aktual është në sfond të kuq, në të cilin ka diell të artë me tetë rreze të diellit që kryqëzohen diagonalisht, horizontalisht dhe vertikalisht.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...