Këtë vit, nga stacioni hekurudhor i Shkupit, niset numri më i vogël i trenave të pasagjerëve për në destinacione brenda dhe jashtë vendit. Me vetëm 16 nisje Brenda 24 orësh ditë, është thyer rekordi për numrin më të ulët të trenave të pasagjerëve që nisen nga stacioni kryesor i trenit në vend. Situata ka qenë e ngjashme në vitin 2005, por në atë kohë hekurudhat për në Kërçovë dhe Kocani ishin të mbyllura për trafik hekurudhor të pasagjerëve, transmeton Meta.mk.

Numri i trenave që janë nisë NA STACIONI hekurudhor Shkup
41 32 16 24 20 22 18 16
1983 1996 2005 2013 2016 2017 2018 2019

Numri rekord i ulët i trenave të pasagjerëve nga Shkupi vjen pas ndërprerjes së ekspres trenit Shkup – Manastir – Shkup, i cili nuk nuk qarkullon qysh nga gushti i vitit të kaluar. Ekspres treni për në Beograd dhe Selanik këtë vit ka qarkulluar vetëm gjatë muajve të verës, ndërsa nga Shkupi deri në Kërçovë dhe Kocani ka vetëm një tren pasagjerësh në ditë.

Për shkak të orareve të dobët, numri i pasagjerëve viteve të fundit është gjithnjë në rënie së bashku me rënien e numrit të trenit. Për shkak se ka shumë pak trena dhe s’ka trena në periudha të ndryshme të ditës, qytetarët shmangin trenin si mjet transporti. Si rezultat i kësaj hekurudha, në tre vitet e fundit,është shënuar, historikisht, numri më i vogël i pasagjerëve të transportuar.

Shikoni si ka qenë gjatë viteve të kaluara dhe më së shumti trena nga stacioni hekurudhor nëShkup, gjithsej 41 çdo ditë, janë nisur në vitin 1983. Që nga pavarësia, numri i trenave ka pësuar shpejtë rënie të ndjeshme kryesisht për shkak të faktit se janë ndërprerë relacione ndërkombëtare.  Në të njëjtën kohë, Hekurudhat e RMV – Transporti e uli numrin e trenave në destinacionet e brendshme – Veles, Kumanovë, Kërçovë, Manastir, Gjevgjeli dhe Koçani.

Një rritje e vogël e numrit të trenave të pasagjerëve është vërejtur në periudhën nga 2009 deri në 2016, por pas kësaj periudhe linjat hekurudhore nga Stacioni hekurudhor në Shkup përsëri u anuluan.