Fronti 21/42: Ohri është larg nga përmbushja e rekomandimeve të UNESCO-s

-

Ekologët kritikojnë se katër muaj para skadimit të afatit, rekomandimet e UNESCO-s për rajonin e Ohrit nuk janë përmbushur. Fronti 21/42 thekson se vendi ynë nuk është as për së afërmi angazhimit thelbësor për përmbushjen e tyre, pasi Ligji vendimtar për rajonin e  Ohrit nuk është miratuar nga Parlamenti, njofton META.

Kjo shoqatë qytetare përkujton se s’është përgatitur Vlerësimi strategjik i ndikimit mbi mjedisin jetësor për Planin e menaxhimit me rajonin, ndërsa vendimet për të aprovuar moratorium të përkohshëm për ndërtim në Strugë dhe Ohër janë përshtatur me kujdes për të lejuar që të vazhdojë transformimi urban i bregut të liqenit edhe në periudhën në vijim.

“Në Planin aksionar të komunave Ohër dhe Strugë, Studimet për ndikimin e ndërtimeve të regjistruara të paligjshme mbi vlerat e trashëgimisë së jashtëzakonshme universale janë planifikuar vetëm për në vitin 2021”, paralajmëruan nga “Fronti 21/42”.

Sipas tyre, nuk ka asnjë arsye logjike përse procedura kryesore për ballafaqim me ndërtesat e paligjshme të vonohet për një periudhë kaq të gjatë. Fronti 21/42 gjithashtu përkujton se Komuna e Debarcës s’ka as plan as qëllim të ndalojë legalizimin e ndërtesave pa leje, ndërsa vetëm nga korriku në territorin e kësaj komune janë legalizuar 25 ndërtesa të reja të paligjshme.

“Këto ditë në publik është aktuale prishja e platformave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në vetë liqenin në disa objekte hotelerike në brigjet e Liqenit të Ohrit. Ne duam ta sqarojmë se: kjo s’ka fare lidhje me rekomandimin nr. 9 të UNESCO-s për përballje me ndërtimet e paligjshme”, theksohet në komunikatën e “Fronti 21/42”.

UNESCO i ka dhënë Komunës së Ohrit afat deri më 1 shkurtit 2020 për të zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore. Nëse këto rekomandime nuk përmbushen, Komiteti i UNESCO-s në seancën e radhës në vitin 2020 do ta përfshijë rajonin e Ohrit në listën e Trashëgimisë botërore në rrezik.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...