fbpx

UNESKO: Autoritetet në RMV për tre vite ta zgjidhin problemin me deponitë e egra në rajonin jugperëndimor

-

Në draft-raportin e fundit të UNESKO-s për gjendjen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit thuhet që brenda një periudhë kohore prej tre viteve, shteti, Rajoni jugperëndimor i planit dhe komunat duhet t’i mbyllin deponitë e ilegale sikur Bukova dhe Maucker në Ohër, deponitë në Strugë, por edhe më të voglat, plehërishtat e shumta në këtë rajon, ndërsa hapësirën ta pastrojnë dhe fisnikërojnë në mënyrë përkatëse, njofton Meta.mk

Sipas raportit paraprak, deponia e Ohrit në Bukovë duhet të mbyllet deri në fund të vitit 2020 dhe më tepër në atë lokacion të mos hidhen hedhurina, mirëpo në raportin e fundit, për këtë rekomandim thuhet që duhet të realizohet brenda tre vitesh.

Pasi ideja për ndërtim të deponisë rajonale në Komunën Debërcë dështoi, këtë vit rajoni i planit jugperëndimor duhet të gjejë zgjidhje për ndërtim të deponisë rajonale. Kur bëhet fjalë për deponi për mbetje inerte në hyrjen e Ohrit, në Maucker, para më pak se një viti, drejtori i NP “Ohridski komunalec” tha që Maucker për momentin është zgjidhja e vetme për qytetarët që i hedhin hedhurinat ndërtimore, ndërsa ato deponohen në Maucker sipas parimit të deponisë Bukovë me rrafshim.

Deponitë më të vogla dhe të shumta të egra në rajonin e grykëderdhjes së Ohrit, në suazat e mundësive të tyre t’i pastrojnë ndërmarrjet publike komunale dhe eko entuziastët.

Draft-raporti i fundit i UNESKO-s paraqet rezultat të llojit të vet të misionit të monitorimit reaktiv nga shkurti 2020 dhe është përmbledhje e vërejtjeve nga të gjitha misionet e monitorimit që janë realizuar në këtë rajon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.