fbpx

Pas rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Sllavija dhe Zastava, komuna e Ohrit paralajmëroi rrënime në plazhe tjera

-

Ekipet e ndërmarrjeve publike komunale në koordinim të Komunës Ohër prej sot do të fillojnë me aktivitete për rregullim të hapësirës së bregut në Liqenin e Ohrit, në segmentin “Gorica 3” afër “Akualina” ku gjatë javës së kaluar është kryer mënjanimi i objekteve të paligjshme dhe mbetjet nga pajisjet urbane, informojnë nga vetëqeverisja lokale e Ohrit, raporton Meta.

Këtë javë do të bëhet pastrim i terrenit, ngritja e mbetjeve ndërtimore dhe materialit të papërshtatshëm (tampon), me të cilin është bërë mbushje e bregut. Deri tani janë ngritur mbi 1.000 metër kub hedhurina ndërtimore. Gjatë ditëve në vijim do të bëhet mbushje dhe rregullimi plazhit me rërë lumore, që është e lejuar dhe është në pajtim me Planin për menaxhim me trashëgimi në botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.

Autoritetet komunale paralajmëruan që do të vazhdojnë me rrënimin e objekteve pa leje që gjenden në lokacione tjera përgjatë liqenit.

“Apelojmë te të gjithë pronarët e objekteve në shiritin e bregut të lagjes “Shën Stefan” deri në segmentin e bregut te “Gradishte”, si dhe shtrirjen e bregut në pjesën e lagjeve “Kaneo” dhe “Dalljan”, të cilët në mënyrë ilegale kanë vendosur pajisje urbane dhe platforma, ndërsa të cilëve u është dhënë afat që vet t’i largojnë konstruksionet, këtë javë të fillojnë me mënjanimin e tyre”, njoftojnë nga komunat Ohër.

Procesi i mënjanimit të pajisjes urbane dhe objektet pa leje nga shiriti i bregut të Liqenit të Ohrit, sipas planit, do të vazhdojë pas përfundimit të aktiviteteve të rregullimit, ditën e hënë më 29 qershor këtë vit dhe do të zgjat deri në pastrimin përfundimtar të bregut.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.