fbpx

RMV, ideja ekziston, s’ka vullnet për të investuar në trenin e aeroportit (VIDEO)

-

Udhëtimi nga lagjet e Shkupit deri te Aeroporti ndërkombëtar mund të kushtojë deri në 20 euro në një drejtim, përkatësisht të jetë më i shtrenjtë se vetë fluturimi i një kompanie me kosto të ulët. Nëse nuk përdoret taksi, çmimi i biletës për linjën e drejtpërdrejtë të autobusit deri te aeroport është 180 denarë, por orari nuk korrespondon gjithmonë me kohën e ngritjes dhe uljeve të aeroplanëve në aeroport. Qytetarët më së shpeshti janë të detyruar të përdorin makinat e tyre për të arritur në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në një situatë kur në vetëm 2 kilometra nga aeroporti kalon hekurudha ekzistuese Shkup-Kumanovë.

Përkundër afërsisë së infrastrukturës hekurudhore deri te aeroporti, deri më tani askush në vend nuk ka shprehur interes për të investuar të ndërtojë lidhje të drejtpërdrejtë të trenave nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit deri në stacionin kryesor të trenit në Shkup. Programi i punës i Qeverisë aktuale është përfshirë ideja për të themeluar trafikun e pasagjerëve me tren rreth Shkupit, me të cilin parashikohet ndërtimi i një hekurudhe deri te aeroporti. Megjithatë, ky projekt deri më tani ka arritur vetëm deri në nivel idesë që është përfshirë për realizim në Strategjinë kombëtare të transportit për periudhën 2018-2030.

 

Për të vendosur në funksion trenin e aeroportit vlerësohet se do të nevojiten 30 milion euro,sa nevojiten për ndërtimin e hekurudhës deri te aeroporti dhe stacion hekurudhor afër terminalit. Nga ministria e transportit dhe lidhjeve, për Meta.mk, thonë se ky projekt është vetëm në fillimet e tij, pasi shteti nuk ka vendosur ende se nga cili institucion financiar ndërkombëtar do të kërkojë mbështetje për të vënë në funksion trenin e aeroportit.

“Meqenëse bëhet fjalë për projekt të madh, ne presim që financimi të bëhet nga institucionet financiare ndërkombëtare”, theksojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Së pari duhet të hartohet projekt ideor dhe themelor për realizim të krahut të planifikuar hekurudhor deri te aeroport dhe stacioni i ardhshëm i trenit. Para hartimit , patjetër duhet të përgatitet një studim fizibiliteti nëse realizimi i këtij projekti është i arsyeshëm që do të përgjigjet në pyetjen për at[ se cilat institucione nga vendi duhet të përfshihen në investimet në këtë projekt.

“Meta.mk” u përpoq të merr përgjigje nga disa prej subjekteve që do të kishin interes nga vënia në funksion të trenit të aeroportit. Dy herë dërguam pyetje në lidhje me këtë temë deri te Ndërmarrja  publike për infrastrukturë hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së, por ende s’kemi marrë përgjigje nga kompani e vetme e ngarkuar për të investuar në hekurudha të reja në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.