VMRO-ja bullgare do ta lëshojë qeverinë nëse Sofja do ta mbështesë Maqedoninë Veriore për anëtarësim në Evropë

-

Zëvendëskryeminstri i Bullgarisë për rendin publik dhe sigurinë, ministër i mbrojtjes, si dhe kryetar i partisë politike bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, këtë fundjavë tha se ai dhe partia e tij nuk do ta mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian (BE). Ai kërkoi që qëndrimi i tij të miratohet nga qeveria bullgare, në të kundërtën partia e tij ta lëshojë koalicionin qeverisës, shkruan Meta.mk.

Karakaçanov tha se ka vendosur ashtu pasi që Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë” në pjesën e “pastrimit” të çështjeve kontestuese historike, ose, siç tha ai: “e të gjitha falsifikimeve nga historia e popullit bullgar në Maqedoninë e Veriut”.

“Zgjidhja e vetme e drejtë është të dalim me qëndrim të kabinetit qeveritar. Ne vlerësojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë mjaftueshëm për përmbushjen e marrëveshjes midis dy shteteve dhe për këtë arsye ne nuk dëshirojmë ta mbështesim atë. Nuk dua të vendos kushte, por mendoj se kjo është baza. Nëse nuk arrihet marrëveshja, kolegët e mi do ta braktisin qeverinë” tha Karakaçanov.

Këtë deklaratë Karakaçanov e dha para takimit konsultativ te qeverisë bullgare të thirrur nga presidenti bullgar, Rumen Radev. Mes pjesëtarëve të qeverisë në këtë mbledhje është edhe Karakaçanov.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...