fbpx

Projekti për kalim kufitar të përbashkët hekurudhor midis Maqedonisë dhe Serbisë do të përfundojë deri në fund të korrikut

-

Dokumentacioni i projektit për ndërtimin e pikës kufitare të përbashkët hekurudhore midis Maqedonisë dhe Serbisë afër Tabanovcit do të përfundojë deri në fund të korrikut. Deri në këtë datë, konsulentët pritet të paraqesin dokumentacionin për rrugën e ardhshme të hyrjes që duhet të lidhë hekurudhën me vendkalimin rrugor në Tabanovce, informojnë për “Meta.mk” nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Tashmë është përgatitur projekti për ndërtimin e objektit të ardhshëm kufitar me një sipërfaqe të planifikuar prej 2.500 metra katror, ​​i cili do të strehojë nëpunësit e policisë, doganës, inspektorë dhe punëtorë hekurudhorë të të dy vendeve.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve presin përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të siguruar 50 % të vlerës së mbetur të investimit të vlerësuar të projektit, e pas kësaj do të fillonte procedura për zgjedhjen e një kontraktuesi dhe inxhinier mbikëqyrës për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët kufitar hekurudhor. Dokumentacioni i tenderit për ndërtimin e vetë objektit tashmë është përgatitur.

Kontrolli i përbashkët i nëpunësve nga të dy vendet në trafikun hekurudhor do të fillonte të zbatohej në periudhën pas vitit 2023. Sistemi “One Stop Shop” për menaxhim të përbashkët të kufijve në trafikun rrugor është tashmë funksional midis Maqedonisë dhe Serbisë. Me aplikimin e tij edhe në trafikun hekurudhor, koha e udhëtimit mes dy vendeve do të shkurtohej për gjysmë ore te trenat e pasagjerëve, si dhe me 90 minuta në trafikun e mallrave. Në atë mënyrë, trafiku hekurudhor do të bëhej konkurrues me transportin rrugor sa i përket shpejtësisë së transportit.

Projekti për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët kufitar hekurudhor në Tabanovc vlen 5.2 milionë euro, nga të cilat 2.7 milionë euro janë siguruar deri më tani përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Konstrukti financiar do të përfundojë me kredinë e planifikuar të BERZH-it. Objekti i ardhshëm do të ndërtohet pranë stacionit hekurudhor ekzistues në Tabanovc, ndërsa i gjithë projekti do të zbatohet nga pala maqedonase në përputhje me pikat kufitare tashmë të përfunduara në vendet anëtare të BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.