fbpx

Analiza e UNDP, një vit e gjysmë më parë, ka rekomanduar shkurtime të inspektorateve dhe institucioneve shtetërore

-

Të gjitha institucionet shtetërore kanë një muaj për të bërë analizë funksionale, pas së cilës do të përcaktohen masat konkrete për reformë të administratës publike, njoftoi dje Ministri shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski. Ai theksoi se tashmë ishte bërë analiza funksionale e shërbimeve të inspektimit, shkruan Meta.mk.

– Ky proces u parapri nga një analizë funksionale e realizuar nga shërbimet e inspektimit, gj që ishte edhe bazë për hartimin e një Ligji të ri për inspektimin. Analiza tregoi se kemi nevojë për gjithsej 12 shërbime inspektimi (11 inspektorate shtetërore dhe një agjenci), në vend të 28 shërbimeve aktuale të inspektimit. – tha Mançevski.

Ulja e numrit të shërbimeve të inspektimit, përkatësisht bashkimi i inspektorateve të ngjashme, por edhe bashkimi i të gjitha institucioneve publike që punojnë në të njëjtat fusha janë pjesë e rekomandimeve të analizës funksionale të sektorit publik që tashmë është realizuar, me porosi të UNDP-së dhe u botua në maj vitin e kaluar, për t’i ndihmuar Ministrisë për shoqëri informatike dhe Administratë të nisë reformat.

“Për të realizuar analizën e organeve të vogla të administratës shtetërore dhe për të shqyrtuar shkrirjen e shumicës tyre për të krijuar organe më të mëdha, më të afta”, thuhet në një rekomandim të kësaj analize, ndërsa për këtë masë është propozuar afat një vjeçar, ose deri në maj të këtij viti.

Për më tepër, në Raport për rezultatet e mapimit të institucioneve të sektorit publik, analizë funksionale dhe rekomandime për fillim të procesit të reformës të administratës publike, që u bë brenda vetëm shtatë javësh me porosi të UNDP-së, propozohet shkrirje e inspektorateve por edhe të të gjitha organeve të cilat punojnë në fusha të njëjta.:

“Në një fazë të mëvonshme të reformës së administratës publike, të shqyrtohet shkrirja e agjencive që veprojnë në fushë të njëjtë dhe shkrirje të inspektorateve që veprojnë në fushë të njëjtë”, thuhet në rekomandim, me afat të aplikimit prej dy-vitesh, ose deri në vitin 2020.

Analiza funksionale përmban 11 konkluzione kryesore dhe 28 rekomandime nga ajo që është përfshirë në kornizën e administratës publike, hierarkinë, ndarjen e funksioneve midis organeve të administratës shtetërore, deri te përdorimi efikas të burimeve njerëzore. Rekomandimet janë mbledhur në një plan veprimi me afat kohor të propozuar dhe aktivitete afatshkurtra dhe afatmesme me afate kohore prej 3 muaj deri 3 vjet.

“Qëllimi është të ndihmojmë MSIA të fillojë reformë sistematike, strukturore dhe funksionale të administratës publike që do të çojë në një administratë me kontroll më të madh demokratik, efikasitet, gjithëpërfshirje, si dhe transparencë dhe përgjegjshmëri”, thuhet në analizë.

Detyra e analizës ka qenë të krijojë listë të rekomandimeve specifike, në përputhje me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe angazhimet e BE-së, që do të fillojnë procesin e reformës dhe do të mundësojnë reforma të marrë hov të rëndësishëm, dhe të bëjë mapimin e institucioneve të administratës publike dhe analizë të kornizës ligjore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.