“Assosiated Press”: Shok- bomba dhe emigrantë të lënduar në kufi

-

Policia nuk ka kursyer shok bombat, për të zmbrapsur emigrantët në zonën mes Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas policisë, arsyeja e përdorimit ka qenë për të ruajtur kufirin në bazë të autorizimeve që kanë, duke mos lejuar valën e mijëra emigrantëve që tentonin hyrjen në territor.

Nga pamjet nuk vërehet qartë se si ka nisur përplasja por duket vetëm kulmi kur mijëra emigrantë nuk dinë nga të ikin prej plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës, i shpërndarë gjithandej. Mësohet se nga goditjet e plumbave të gomës janë lënduar disa emigrantë. Në të dy anët e hekurudhës Selanik-Shkup, policia ka vendosur një tel me gjemba të gjatë 300 metra për të penguar hyrjen e emigrantëve. Është aktivizuar edhe ushtria.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski për “Meta tha se ballafaqohen me fluks të madh të emigrantëve të cilët tentojnë të futen në vend nga Greqia. Sa emigrant janë gjithsej ende nuk mund të thuhet.

“Policia e cila është renditur në kufi i përdor të gjitha mjetet e lejuara ligjore që të ndaloj çfarëdo hyrje ilegale të shtetasve të huaj në territorin e Maqedonisë” deklaroi Kotevski.

Qeveria e Maqedonisë dje shpalli gjendje krize dhe mbylli kufirin jugor për emigrantët.

 

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...