fbpx

 “Legis”: Shpallja e gjendjes së krizës është masë e panevojshme

-

Shpallja e gjendjes së krizës dhe radhitja e armatës në kufirin jugor dhe verior është masë e hershme për diçka që mund të arrihet me organizim më të mirë dhe më efikas të autoriteteve, thonë ekspertët.

Jasmin Rexhepi, aktivist dhe punonjës humanitar nga OJQ-ja “Legis” thotë se vendimi qeveritar për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të fluksit të madh të emigrantëve është i panevojshme dhe i tepruar.

“Mendoj se kjo masë është e panevojshme sepse deri më tani mirë ballafaqoheshim me numrin e emigrantëve që kalonte nëpër shtetin tonë. MPB duhej të përshpejtojë procesin e dhënies së dokumenteve ndërsa hekurudhat duhej të lëshojnë trena në çdo 3 orë. Kështu do të zvogëlohej rrëmuja dhe do të zgjidhej problemi. Masa është e tepruar sepse këta njerëz nuk duan të qëndrojnë këtu. Kjo masë do të ishte e logjikshme nëse Serbia do ta kishte mbyllur kufirin ndërsa ky problem mund të zgjidhej në tjetër mënyrë” thotë Jasmin Rexhepi”.

Nga Kryqi i Kuq nuk duan të komentojnë rreth vendimit qeveritar, por thonë se bëjnë çmos që t’u ndihmojnë emigrantëve.

“Shpalljen e gjendjes së krizës nuk do ta komentoja sepse ne nga Kryqi i Kuq e kemi për detyrë t’u ndihmojmë emigrantëve, kështu që për shkak të situatës së re do të riorganizohemi. Prej dje atje janë prezent 30 vullnetarë ndërsa prej këtë fundjavë do të vendosim turnin e tretë. Po e ndjekim situatën dhe po reagojmë. Ndoshta duhet të ketë organizim më të mirë në hyrje sepse këtë fundjavë kishte 3000 emigrantë, që është shumë. Mendoj se kjo duhet të tejkalohet sa më shpejtë” thotë Suzana Tuneva Paunovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.