Ekipi i avokatëve të Zoran Zaev ka pranuar vendimin nga Gjykata Penale për ndërprerjen formale të lëndës “Puçi” pasi PSP mori vendim se heq dorë nga aktakuza.
Këtë sot konfirmoi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se ditët në vijim edhe ai ta marrë vendimin e gjykatës.
Vendim për ndërprerjen e procedurës duhet të merr edhe PSP, por prej atje tani për tani nuk ka informacion zyrtar se e kanë marrë dokumentit nga gjykata.
PSP hoqi dorë nga aktakuza për rastin “Puçi” më 18 janar.
Atëherë ata njoftuan se shkak për këtë hap është se “gjendja faktike e treguar në aktakuzë është në kundërshtim me provat me të cilat ata disponojnë” dhe me rezultatet e Prokurorisë në procedurat para- hetimore “Target” dhe “Fortesa”.