fbpx

VMRO DPMNE refuzon Prokurori Special të formoj ekip të vetin

-

Partia në pushtet refuzon Prokurori Special të formoj ekip të vetin me të cilin do të punonte, shkruan “Nova”.

Portali shkruan se të paktën 10 prokuror nevojiten në ekipin e prokurorit special sepse me siguri do të ketë nevojë për ngritjen e veprimeve hetuese edhe në vende të huaja. Nëse ky prokuror është i vetëm me siguri nuk do të mund të kryej asnjë punë pa ekipin e tij dhe do të jetë i mbyllur në zyre.

Jo zyrtarisht VMRO DPMNE-ja nuk po pranon as propozimin e Brukselit, që Prokurori Special të vendosë vetë për ekipin e prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Bisedimet kanë vazhduar sërish sot rreth propozim/ligjit të dorëzuar dje nga Van Haute. Partitë kanë dorëzuar mbrëmë edhe propozimet e tyre për emrin e prokurorit, por nuk është hapur diskutim rreth emrave konkret.

Dje lehtësuesi belg, Piter Van Haute para fillimit të bisedimeve mes katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, për emërimin e prokurorit special publik tha se “një prej partive më të mëdha politike nuk i përmbahet asaj që është arritur si marrëveshje dhe nuk respekton afate finale, që është e papranueshme në mbajtjen e bisedimeve dhe arritjen e marrëveshjes finale”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.