fbpx

Aktivistët u distancuan nga Qeveria

-

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot u rrethua me gardh prej kartoni përpara gardhit nga hekuri që është në ndërtim e sipër. Një grup qytetarësh nga sektori civil në këtë formë u distancuan, prej siç thonë “krimeve dhe abuzimeve për të cilët janë akuzuar funksionarët qeveritar”.

“Edhe ne distancohemi nga ju”, shkruan në grafitin e gardhit prej kartoni. gjithashtu aktivistët prenë edhe shiritin e kuq për lëshimin e gardhit në përdorimit, si ironi  e fushatave të shpeshta zgjedhore të kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“U mblodhëm sot këtu për t’i kujtuar qeverisë, se ne i mbajmë mend krimet e tyre që po bëjnë në 9 vitet e fundit, për t’i rikujtuar se i mbajnë peng njerëzit e tyre, dhe për t’i kujtuar se ne nuk do të heqim dorë nga kjo, në mënyrë që ata të japin llogari para këtij populli për ato që kanë bërë. Duam t’i japim porosi prokurorit publik i cili duhet të zgjidhet të martën se cilat janë kompetencat e tij. Duam t’ia kujtojmë se ku e kanë vendin këta njerëz që udhëheqin shtetin dhe pamëshirë shkelin qytetarët e tyre, t’iu kujtojmë se të gjithë rinjtë që ishin viktimë e këtij regjimi, të kujtojmë se nuk duhet të anashkalohen dëshmitë që kemi. Nuk ka drejtësi nuk ka qetësi- deklaroi aktivistja Simona Spirovska.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.