“Komisioni Evropian konfirmoi se më 10 qershor në Bruksel do të vendoset për organizimin e një qeverie e cila do t’i përgatit zgjedhjet”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, pas bisedës së sotme telefonike mes liderit opozitar dhe euro- komisarit për zgjerim në BE, Johanes Han, ku thuhet se qëndrimet e Han dhe KE-së, të thëna në bisedimet, “hapin mundësi për mbajtjen e takimit në Bruksel”.
“Në bisedë, komisari Han qartë dhe saktë konfirmoi pohimet e OSBE/ODIHR për ndarje jo- adekuate të shtetit nga partia, pohimet për frikësimin e votuesve, animit mediatik në favor të partive në pushtet dhe shqetësimi i KE rreth saktësisë së listës zgjedhore. Në mënyrë shtesë, ai theksoi nevojën për hetimin e përmbajtjes së bisedave të përgjuara, përfshirë bisedat për mashtrime nëpër ciklet zgjedhore. E gjithë kjo është përmendur saktë edhe në njoftimin e pasdites nga KE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Siç lajmërojnë nga partia, Han për të hënën pa paralajmëruar deklaratë, ku personalisht do t’i konfirmoj konstatimet e sotme në deklaratën me shkrim të KE.