fbpx

PPD do ti bashkëngjitet protestës të organizuar nga Besa

-

Partia për Prosperitet Demokratik përshëndet nismën e Lëvizjes “Besa” për organizimin e një tubimi gjithëpopullor kundër “diktaturës, burgosjeve politike kundërligjore, shtypjes së lirisë së mendimit dhe mediave, varfërimit të paskajshëm të popullatës, partizimit dhe shkatrimit të gjyqësorit, instalimit të krimit të organizuar,  fenomene këto të imponuara viteve të fundit nga Qeveria VMRO-BDI”.

“Partia për Prosperitet Demokratik në parim i përkrah fuqimisht të gjitha shprehjet e vullnetit demokratik për rrëzimin e diktaturave dhe është e gatshme edhe vetë të kontribuojë në pjesmarrjen aktive në këtë marsh protestues i cili do të realizohej  në mënyrë të qetë dhe civilizim evropian.

Partia për Prosperitet Demokratik gjithashtu do të jetë në kontakte të vijueshme me drejtuesit e Lëvizjes “Besa” në mënyrë që marshi protestues të organizohet sa më suksesshëm”, thuhet në njoftimin e PPD-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.