Poposki: Deklarata e Bushatit është pasqyrimin i edukimit dhe kulturës së tij


Shkup, 11 Janar, 2017 - 17:27 (META) 

Nuk është mirë politikanë nga rajoni të marrin hapa për nevojat e zgjedhjeve të ardhshme- deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki duke komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili komentoi ngjarjet e brendshme në Maqedoni ndërsa maqedonasit i quajti “sllavomaqedonas”.

“Synimi është që të krijojnë fotografi se po udhëheqin me të gjitha partitë politike me parashenjë etnike në rajon. Kuptohet se këtë e bëjnë edhe për shkak të rejtingut të tyre brenda shtetit të tyre. Megjithatë, kjo praktikë është jashtë bashkëpunimit normal ndër –etnik. Është mirë që para çdo përpjekje për të demonstruar lidership global, secili duhet të shikoj oborrin e vet. Në këtë mënyrë, politikanët edhe në ato vende do të fokusohen në përmirësimin e pikave të dobëta brenda shtetit” deklaroi Poposki.

Ai përkujtoi se problemet në sistemin juridik, luftën me krimin dhe korrupsionin, të drejtat elementare të njeriut janë pjesë e atyre që janë detektuar nga KE tek fqinji ynë, por edhe në vende tjera.

“Objektivisht, të gjithë ne kemi probleme vendore që të merremi me të tjerët. Kuptohet, pikat paraprake duhet të jenë prioritet para se një politikan të lëshohet në interpretime ideore të Kushtetutës të shtetit fqinj. Nuk besoj se ky është prioritet për obliguesit tatimor në shtetin e tij, në veçanti kur ka aq çështje të pazgjidhura” deklaroi më tej Poposki.

Lidhur me përdorimin e termit “sllavomaqedonas”, Poposki thotë se është pasqyrim i edukatës së Bushatit.

“Kush si e emëron dikë, besoj se është pasqyrim i respektit dhe edukatës. Ne jemi maqedonas dhe asgjë më shumë e as më pak. Asnjë demokrat nuk do të kishte nevojë që në grup apo aspekt fisnor të etiketoj. Sot në Evropë nevojitet fjalor dhe kulturë për vitin 2017-të e jo për vitin 1913” shtoi Poposki.

 


Poposki: Përgatitja e zgjedhjeve nuk lë hapësirë për pretekste rreth rezultateve


Shkup, 8 Dhjetor, 2016 - 20:20 (META) 

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki sot në takimin ministror të vendeve- anëtare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim pranë Evropës (OSBE) theksoi se terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, radializimi dhe kriza e refugjatëve paraqesin sfida serioze të sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni i OSBE-së.

“Maqedonia është partner aktiv i koalicioneve ndërkombëtare anti- terror dhe do të vazhdoj të kontribuoj drejt përpjekjeve për mposhtjen e terrorizmit si dhe ekstremizmin e dhunshëm”- tha Poposki.

Duke folur për krizën e refugjatëve, ai theksoi se marrja e presidencës me OSBE-në nga Austria është e rëndësishme për Maqedoninë për shkak të fokusit për menaxhimin me krizën e refugjatëve.

“Jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e Maqedonisë në ballafaqimin e krizës. Për shkak të pasigurisë së kësaj sfide, edhe njëherë ju bëj thirrje për bashkim dhe bashkëpunim në menaxhimin me të gjitha aspektet në këtë drejtim” tha Poposki.

Në kontekst të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, Poposki theksoi se ndjekja tek partnerët e Maqedonisë në OSBE është se “të gjitha masat që janë marrë në muajt e kaluar për përgatitjen e procesit zgjedhor, e zvogëlojnë në minimum hapësirën për të kontestuar rezultatet”.


Pas Kurz edhe Siarto në vizitë të dyfishtë në Maqedoni


Shkup, 2 Dhjetor, 2016 - 15:36 (META) 

Ministri i jashtëm hungarez, Peter Siatro sot në mëngjes ishte për vizitë shtetërore në Maqedoni, në takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ndërsa sonte do të jetë mysafir në mitingun e VMRO DPMNE-së.

Siarto ashtu sikur edhe homologu i tij austriak, Sebastian Kurz i cili javën e shkuar ishte pjesë e mitingut të VMRO-së e më pas kishte takim dypalësh me shefin e diplomacisë së vendit Poposki, tha se nuk ka asgjë kontestuese në atë që gjatë vizitës është në funksion shtetëror.

“Nuk është mëkat të ketë raporte të mira me ministrin e jashtëm. Një prej qëllimeve është që të kemi raporte të mira me homologët. Hungaria është këtu për t’u dhënë mbështetje” tha Siatro.

Ministri Poposki theksoi se suksesi kryesor që mund të matet për çdo politikan, ministër apo anëtar qeveria është pikërisht krijimi i miqve.


Kurc: Në mitingun mora pjesë si anëtarë i partisë simotër dhe këtu s’ka asgjë kontestuese


Shkup, 28 Nëntor, 2016 - 14:38 (META) 

Në mitingun e djeshëm të VMRO DPMNE-së mora pjesë si anëtar i Partisë Popullore Evropiane dhe këtu s’ka asgjë kontestuese, tha ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc si përgjigje në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki.

“Këtu jam si ministër i jashtëm i Austrisë. Dje isha në manifestim partiak, prezent si përfaqësues  i Partisë Popullore të Austrisë. Për mua nuk është e pazakontë që të vizitoj ngjarje në parti politike simotër. Në fjalimin tim nuk u tregova njerëzve për kë të votojnë. U thash që të dalin në zgjedhje, por vendimin duhet ta sjellin ata” tha Kurc.

Kurc shtoi se u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të dalin në zgjedhje ndërsa kujt do t’ia japin votën, vendosin vetëm ata.

Ministri austriak në deklaratën e tij pas takimit me Poposkin theksoi se zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe korrekte si dhe zbatimi i reformave prioritare do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën e euro- integrimeve.

“Shpresoj që do të bëni hapa të rëndësishëm reformues, para se gjithash për përforcimin e shtetit të së drejtës dhe në drejtim të asaj çfarë është e rëndësishme e këto janë zgjedhjet korrekte dhe të lira. Nëse bëhet kjo, atëherë Maqedonia është në rrugën e duhur drejt BE-së dhe NATO-s dhe kuptohet hapjen e bisedimeve” tha Kurc.

Ministri Poposki falënderoi mbështetjen e Austrisë duke thënë se Maqedonia punon për hapjen e bisedimeve në fokus të veçantë të kapitujve elementar 23 dhe 24 nga bisedimet.

Dy ministrat në takimin e sotëm miratuan plan aksionar për bashkëpunim për vitin 2017, në lidhje me integrimin në BE, bashkëpunim në procesin e Berlinit si dhe bashkëpunim lidhur me kryesinë austriake me OSBE-në në vitin 2017-të.

Dje ministri Kurc u paraqit në mitingun qendror të VMRO DPMNE-së në Shkup ku mbajti fjalim para qytetarëve duke theksuar se Maqedonia është drejt rrugës së BE-së.

“Kriza e refugjatëve ishte sfidë e madhe për Austrinë. Jam shumë falënderues që ma mbështetët në këtë situatë të rëndë për ne. Ju dëshiroj fat dhe energji në fushatën zgjedhore” tha Kurc.


Poposki: Gjykata do të vendos kush do të përfundoj në burg


Shkup, 27 Nëntor, 2016 - 22:50 (META) 

Duhet ta respektojmë presumpcionin e pafajësisë dhe të lëmë institucionet gjyqësore të vendosin se kush është fajtor e kush jo, deklaroi ministri i jashtëm, Nikolla Poposki, bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore nga VMRO DPMNE, në intervistën javore në “Radio Evropën e Lirë”, duke u përgjigjur në pyetjen se si një pjesë e të dyshuarve për krim në partinë e tij, premtojnë luftë pa kompromis kundër kriminalitetit.

“Për çështjet se kush do të përfundoj në burg, i vetmi institucion kompetent për këtë është gjyqësori i Maqedonisë dhe mendoj se për këtë çështje më mirë është të merret sistemi gjyqësor në vend. Konsideroj se si qeveri kemi përgjegjësi që të miratojmë ligje dhe të përpiqeni që t’i zbatojmë në ligje. Nëse niseni nga i njëjti postulat, kemi alternativë mes opsionit politik, partisë kryesore opozitare, që gjithashtu e thotë këtë në kushte kur kënaq falje dhe nuk bashkëpunon me gjyqësorin” thotë Poposki.

Ministri i jashtëm thonë se për të gjithë forcat politike në Maqedoni, forcë e përgjithshëm janë BE dhe NATO dhe se Maqedonia nuk duhet të kujdeset për interesat e “atyre nga jashtë”, por për interesat personale.

 


Samiti rajonal mes Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë anulohet pas zgjedhjeve


Athinë, 19 Nëntor, 2016 - 11:08 (META) 

Samiti i dytë rajonal i shefave të diplomacive të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë është anuluar për shkak të zgjedhjeve në Maqedoni dhe turbulencat e reja politike në Sofje pas zgjedhjeve presidenciale.

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kozias i cili ishte nismëtar i këtij takimi rajonal, paralajmëroi se katër ministrat janë dakorduar që në vend të fundit të nëntorit, takimi të mbahet pas zgjedhjeve në Maqedoni.

Takimi ishte planifikuar për 21 dhe 22 nëntor në Selanik, ngjashëm si i pari në prill i cili ishte fokusuar në krizën e refugjatëve dhe në të cilin u arrit marrëveshje që takimet të mbahen rregullisht për përmirësimin e bashkëpunimit mes katër vendeve.

 


Kozias- Poposki: Nëse nuk ka besim mes partnerëve, s’mund të ketë as “martesë”


Shkup, 25 Gusht, 2016 - 16:31 (META) 

Ministrat e jashtëm grek dhe ai maqedonas, Nikos Kozias dhe Nikolla Poposki sot në Shkup kanë biseduar për masat e ndërtim- besimit dhe mbindërtimin dhe zgjerimin e tyre si dhe për linjën hekurudhore nga Manastiri deri në Lerin si dhe ndërtimin e gazsjellësit Selanik- Maqedoni.

Kontesti për emrin, siç u njoftua më herët, nuk ka qenë temë diskutimi mes shefave të diplomacive.

Dy ministrat shprehën kënaqësi nga niveli i bashkëpunimit që e kanë dy vendet dhe procesin për fillimin e ndërtimit të besimit, që siç thanë, duhet t’i afrojnë këto dy shtete dhe të krijojnë klimë të volitshme.

Poposki tha se për momentin kur BE dhe NATO po ballafaqohen me probleme të brendshme ndërsa problemi i emrit ende është pengesë, duhet të orientohemi drejt përmirësimit të raporteve ndër- fqinjësore, ndërtimit të prosperitetit dhe përforcimit të ekonomive.

Shefi i diplomacisë greke Kozias përmendi veton e  BE rreth propozimit për miratimin e sanksioneve ndaj Maqedonisë, në vrullin e krizës politike këtë vit. Ai tha se sanksionet mund të kenë efekt të kundërt.

“Masat e tilla merren që të thyhet armiku dhe të ulet në tryezën e bisedimeve. Vendi mik tani po negocion, dhe për këtë vlerësuam se këto masa janë të panevojshme. Jam kundër masave prej të cilave në fund mund të pësoj populli”- tha Kozias.

Rreth emrit Poposki tha se duhet të punohet në krijimin e kornizës e cila do ta ndryshoj perceptimin e të dyja vendeve.

“Patjetër ta ndryshojmë perceptimin tek ne se Greqia dëshiron të mos ekzistojnë dhe duhet t’i shohim si partner. Ndërsa Athina duhet të bindet se duam ta zhvendosim” tha Poposki.

Lidhje me krizën e refugjatëve, dy ministrat u dakorduan se ballafaqohet me sfida, por falë bashkëpunimit të mirë dhe komunikimit në rritje mes institucioneve, punët po zhvillohen siç duhet.


Kozias të enjten për vizitë në Shkup


Athinë, 23 Gusht, 2016 - 14:15 (META) 

Perspektiva evropiane e Maqedonisë do të jetë temë kryesore e bisedave të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kozias, i cili të enjten do ta vizitojë vendin tonë.

Shefi i diplomacisë greke në Shkup do të takohet me diplomatë të Maqedonisë, para të cilëve do të mbajë fjalim, ndërsa diplomatët pastaj do të mund të parashtrojnë pyetje.

Burime diplomatike informojnë se është caktuar edhe takim bilateral mes Koxiasit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, për herë të parë e vizitoi Maqedoninë vitin e kaluar në qershor.


MPJ: Shtetasit e Maqedonisë në Turqi janë të sigurt


Shkup, 16 Korrik, 2016 - 14:42 (META) 

Qytetarët maqedonas që për momentin janë në Turqi janë të sigurt dhe tani për tani nuk ka të lënduar apo viktima, njoftojnë nga Ministria e jashtme.

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki ka zhvilluar bisedë telefonike me kolegun turk Mevlut Çavushoglu i cili e ka siguruar se autoritetet turke punojnë për normalizimin e gjendjes dhe se së shpejti do të evitohen të gjitha kërcënimet.

“Në bisedë, Poposki theksoi se R. e Maqedonisë ashpër dënon të gjitha aktet e dhunës dhe terrorit dhe shpreh përkrahjen për institucionet demokratike. Gjithashtu shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në ngjarjet e djeshme në Turqi. Ministria e jashtme vazhdimisht është duke përcjellë situatën në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e R. së Maqedonisë në Ankara si dhe institucionet përkatëse në vend dhe rajon” thuhet në njoftim.

 


Han: KSHZ ka kohë të mjaftueshme që të përgatit listën e zgjedhësve


Shkup, 31 Mars, 2016 - 23:44 (META) 

Ka kohë të mjaftueshme për të kryer punët që kërkohen nga organet relevante për të krijuar kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Kështu ka deklaruar eurokomesari, Johanes Han, pas takimit të tij bilateral me ministrin e Jashtëm, Nikolla Popovski. Sipas tij, nuk ka elemente që mund t’a pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve në datën e caktuar dhe është i bindur se punët po shkojnë në drejtimin e duhur.

“Padyshim se duhet të mbahen zgjedhjet. Organet qeveritare, veçanërisht KShZ, bëjnë gjithçka çka është në fuqinë e tyre për  përgatitjen e listës zgjedhore, e cila nuk është kontestuese nga asnjë palë. Unë nuk kam indikacione se kjo është e pamundur. Kjo ishte arsyeja përse bashkësia ndërkombëtare bëri presion të  shtyhen zgjedhjet, por tani duhet të ketë kohë të mjaftueshme të bëhet gjithçka që është e nevojshme. Kemi marrëveshjen e famshme të qershorit dhe korrikut, ndërsa pika finale e marrëveshjes ishin zgjedhjet fer dhe të njohura ndërkombëtarisht, e që do të jenë bazë për zhvillimin e ardhshëm të vendit, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrugën euroatlantike” deklaroi eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.

Zgjedhjet e 5 qershorit ishin temë bisede mes Han dhe ministrit të jashtëm Nikolla Poposki në margjinat e konferencës ku palët janë pajtuar se zgjedhjet janë rruga më e mirë për Maqedoninë që të kthej agjendën për të filluar bisedimet për anëtarësim.