fbpx

Kurc: Nëse ka nevojë, do të hapen kampe refugjatësh në Maqedoni

-

Austria në disa javët apo muajt e ardhshëm do të arrijnë kufirin e pranimit të refugjatëve në nivel vjetor (37.500) dhe do ta mbyll kufirin- deklaroi shefi i diplomacisë austriak, Sebastian Kurc në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm Nikolla Poposki.

“U dakorduam që Austria të japë mbështetje dhe atë jo vetëm presonel nga radhët e policisë dhe ushtrisë austriake, por njëkohësisht  edhe pajisje, në mënyrë që t’i mundësohet Maqedonisë, në mënyrë sa më të mirë të përballet me sfidën”, tha Kurc.

Austria deri më tani ka pranuar 90 mijë migrantë, theksoi minsitri Kurc, ndërsa në vitin 2016 kufiri i epërm do të jetë 37.500 emigrantë të cilët do të pranohen.

“Sipas të gjitha gjasave, brenda pak muajve shifra jonë maksimale tashmë do të arrihet, ashtu që Austria do të duhet t’i stopojë emigrantët në kufirin e vet. Nga këto vendime tonat, gjithsesi do të ketë pasoja përgjatë rutës së cekur, e aty bëjnë pjesë Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia”, deklaroi minsitri Kurc.

Lidhur me mundësinë për hapjen e qendrave dhe kampeve të reja të pranimit të refugjatëve, Kurc theksoi se nëse do të hapen plotësisht kampe, kjo varet nga politikat të cilat do të zhvillohen në shtetet të cilat janë caqe.

“Është e mundur që nëse ka numër të madh të refugjatëve edhe në Maqedoni dhe në Greqi të hapen plotësisht qendra pranimi ku do të mund të mbahen refugjatët deri në momentin derisa do të mund të kalojnë, por ne jemi të gatshëm të japim ndihmë dhe mbështetje”, tha shefi i diplomacisë austriake.

Gjatë takimit, ku u bisedua  edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe për integrimet në BE, minsitri Kurc e konfirmoi ndihmën nga Austria edhe në pjesën e kontrollit të kufirit edhe në pjesën e përpjekjeve për rfegjistrim, si në njerëz ashtu edhe në pajisje me qëllim që Maqedoni të përballet në mënyrë adekuate me të gjithë emigrantët të cilët transitojnë nëpër territorin e saj.

Të dy ministrat kanë firmosur planin aksionar me të cilin parashihet përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik, ndihmë në formë të trajnimeve të diplomatëve të rinj dhe modernizimi i administratës publike, por edhe ndihmë austriake në euro- integrimet e Maqedonisë, zgjidhjen e kontestit me emrin si dhe mbështetje për përmirësimin e raporteve të mira ndër- fqinjësore për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe të Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.