fbpx

Kunders: Marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet në tërësi dhe të mbështetet puna e PSP

-

Evropa mbështet Marrëveshjen e Përzhinos dhe ai duhet të zbatohet në tërësi, deklaroi sot në Shkup shefi i diplomacisë holandeze, Bert Kunders, pas takimit me ministri e jashtëm të vendit, Nikolla Poposki.

“Ju më mirë se unë e dini sa është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë korrekte, të ketë listë të pastruar zgjedhore dhe qasje të barabartë ndaj mediumeve. Maqedonia ka traditë dhe histori të gjatë, keni pasur zgjedhje demokratike edhe më herët dhe për këtë është e rëndësishme të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos që të hapet rruga e perspektivës evropiane” deklaroi Kunders.

Në pyetjen e gazetarëve se si lidhet gjendja e brendshme politike me krizën e refugjatëve, Kunders tha se kriza politike në Maqedoni nuk lidhet direkt me krizën e refugjatëve, por shtoi se problemi me refugjatët krijon tensione në të gjitha vendet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.