fbpx

BBC provokon Poposkin: Në politikë u futët që të hidhni gaz lotsjellës ndaj fëmijëve?

-

“Vendi juaj përdori gaz lotsjellës ndaj shumë njerëzve, përfshirë edhe fëmijë. Pyetem, a është kjo pse u futët në politikë”, në mënyrë provokuese pyeti ministrin e jashtëm Nikolla Poposki, gazetari i cili zhvillonte intervistën për “BBC News Night”

“Nuk është korrekte që të nxirret konkluzioni i tillë” u përgjigj Poposki.

Sipas shefit të diplomacisë maqedonase, Maqedoni po tenton t’i zbatoj vendimet e Këshillit të BE-së gjegjësisht t’i pengoj kalimet ilegale në kufirin jugor dhe të siguroj qendra pranimi ku do të regjistrohen emigrantët.

“Paramendoni të jenë pjesë e forcave të sigurisë dhe të ballafaqoheni me situatë në të cilën keni tentim me dhunë nga qindra burra të rinj që të futen në territorin tonë pa u regjistruar vullnetarisht apo të shkojnë në qendrën e pranimit. Mendoj se kjo është në linjën e asaj që e arritëm si marrëveshje në nivel evropian. Nëse më pyetni mua, Maqedonia do ta kishte më mirë të hap kufirin dhe t’i lëshoj të gjithë emigrantët të kalojnë territorin e saj dhe të shkojnë nëpër vendet e Evropës Perëndimore. Por, kjo është ajo që kundërshtojnë vendet- anëtare të BE-së. Ata theksuan se duan sistem gjithëpërfshirës të migracionit dhe kërkues të besueshëm për azil, që do të regjistrohen dhe do t’i plotësojnë kushtet. Maqedonia nuk është pjesë e BE-së, por gjendet në rutën kryesore të emigracionit” tha Poposki.

I pyetur, kush fajtor për këtë situatë, Poposki deklaroi se hedhja e fajit nuk është formulim i duhur për situatën.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.