Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës Bert Kunders sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Shefi i diplomacisë holandeze do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov.
“Në fokusin e bisedimeve të dy ministrave do të jetë kriza e migrantëve-refugjatëve, kryesimi i Holandës me Këshillin e BE-së dhe procesi i eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, informon Ministria e Punëve të Jashtme.
Gjatë vizitës së punës, Kunders do ta vizitojë edhe Qendrën e pranimit për refugjatë “Vinojug” në Gjevgjeli, ku do të pritet nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme Anastasija Ilieska.