fbpx

Poposki: Mbyllja hermetike e kufirit me Greqinë është skenari i dytë më i keq

-

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, në intervistë për “Wallstreet Journal” tha se mbyllja hermetike e kufirit me Greqinë është skenari i dytë më i keq për menaxhimin me krizën e refugjatëve. Poposki thotë se varianti më i mirë është ulja e fluksit të emigrantëve nëpër Turqi dhe regjistrimi i tyre më efikas në Greqi, së bashku me kthimin e atyre që nuk i plotësojnë kushtet për azil.

“Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Greqisë krahasuar me verën e kaluar shënon përmirësim ndërsa gjithashtu progres ka në pjesën e komunikimit të policive të dy vendeve si dhe komunikimin në nivel të ministrive. Por, problem është se matësi grek për sukses është se sa emigrantë largohen nga territori grek. Suksesi jonë matet në kalimet ilegale të territorit tonë. Nuk kemi synime të njëjta. Për ne frika më e madhe është nëse kufijtë verior mbyllen dhe pastaj kemi 6000-7000 persona që futen për çdo ditë siç kishim vitin e kaluar, kjo do të thotë 70.000 për dhjetë ditë dhe kjo është dramatike. Ky është skenar i keq që duam të evitojmë. Komunikimi është përmirësuar, por interesat nuk janë të njëjtë. Greqia edhe më tej ka vështirësi në kontrollimin e ishujve dhe siç rritet presioni, ata i nxjerrin njerëzit në tokë, e më pas ata ngelin në kufirin maqedonas me or të tëra. Kjo është problem” thotë Poposki në intervistë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.