fbpx

Nga VMRO DPMNE mohojnë se kanë kërkuar apo do të kërkojnë amnisti

-

VMRO DPMNE përmes njoftimit ka reaguar ndaj intervistës së Zoran Zaevit për “Dojçe Vele”, duke porositur se partia as nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkoj amnisti. Zaev në intervistë ka thënë se Gruevski tërë këtë e bën “që të bëj pazarllëk për amnisti”, por se amnisti nuk do të ketë.

“Zoran Zaev s’mund të kuptoj se dikush sinqerisht e dashuron Maqedoninë dhe se dikush sinqerisht dhe me nder lufton për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale. Tek ai çdo gjë është lëndë e pazarllëkut dhe negocimit. Për këtë, Zaev gënjen dhe shpif. VMRO DPMNE as nuk ka kërkuar amnisti e as nuk ka pse ta kërkoj këtë gjë. VMRO DPMNE çdoherë ka qenë në anën e popullit dhe shtetit. Ky është dallimi mes VMRO DPMNE- dhe kriminelit Zaev”, thonë nga partia.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.