!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Kocijançiq: Durim, deri më 24 maj do të mësoni kush do të darkoj me Mogerinin


       
Bruksel, 19 Maj, 2017 - 15:03 (META) 

Komisioni Evropian tani për tani nuk zbulon kush do të udhëtoj në Bruksel për takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federike Mogerini, a do të jetë kryeministri teknik Emil Dimitriev ose Zoran Zaev.

“Për momentin mund të them se ftesat janë dërguar deri tek kryeministrat ndërsa emrat e pjesëmarrësve do të konfirmohen pak para vizitës. Do ju lutja për durim, por deri më 24 maj do të mësoni kush do të vij” ka thënë zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen kush do të jetë në takim dhe nëse Zaev do të fitoj ftesë të posaçme nëse nuk arrin deri atëherë zyrtarisht ta formojë Qeverinë.

Lidhur me zgjidhjen e papritur të shpejtë të situatës në Maqedoni dhe Shqipëri, Kocijançiq, megjithatë nuk deshi të saktësoj nëse presioni i fundit efektiv në të dy shtetet është bërë nga BE-ja apo SHBA-ja.

“Nuk besoj se bëhet fjalë për çudi, por se kjo është rezultat i punës së palodhshme të vullnetit politik. Kur flasim për Ballkanin Perëndimor, është rajon me perspektivë evropiane ku BE është e angazhuar. Kjo ka të bëjë me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Siç patë, ne reaguam ndaj këtij zhvillimi të ngjarjeve dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim të dy vendet, por edhe mbarë rajonin. E dini se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme menjëherë ftoi gjashtë kryeministrat të vendeve të Ballkanit Perëndimor në darkë joformale javën e ardhshme në Bruksel, më 24 maj, ku do të diskutohet për të gjitha ngjarjet në Ballkanin Perëndimor dhe si të vazhdohet më tej. Për ne rajoni është prioritet dhe do të jemi fuqishëm të angazhuar dhe të përkushtuar”, ka thënë Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si për kohë kaq të shkurtër është arritur të rregullohet situata në Maqedoni dhe Shqipëri.