fbpx

Gjermania e shfuqizon , Maqedonia ende gjykon sipas ligjit për mbrojtjen e monarkëve

-

Ministri i drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas dje njoftoi se qeveria gjermane do ta shfuqizoj Ligjin i cili ua ndalon qytetarëve të vendit t’i ofendojnë liderët e huaj.

Maas ka deklaruar se bëhet fjalë për “ligj të vjetërsuar dhe të panevojshëm”.

Ambasada e Turqisë në Maqedoni në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër personit E.A, ndryshe shtetas turk sepse e ka ofenduar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Facebook, me çka ka prishur imazhin e Turqisë dhe presidentit të saj.

Ndryshe, sipas nenit 181 nga Kodi penal i Maqedonisë, parashihet gjobë me të holla për “atë që me qëllim të përqeshjesh publikisht do të ofendon ndonjë shtet të huaj, flamurin e saj, stemën, himnin apo shefin e shtetit apo përfaqësuesin diplomatik”.

Ligji për ofendimin e funksionarëve të huaj rrjedh nga koha e monarkëve të Evropës dhe lidhet me termin francez “ “lèse-majesté”. Përdorimi i tij origjinal ka qenë për mbrojtjen e monarkëve dhe sanksionimi e të gjithëve që do të shkelin dinjitetin e tyre apo mbretërinë me të cilën sundojnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.