fbpx

Arifi: Sulmet ndaj Sorosit s’janë të mira as për maqedonasit as për shqiptarët

-

I tërë ky fenomen që emërohet si “desorosoizim” është i keq për proceset e Maqedonisë edhe tek maqedonasit edhe tek shqiptarët, deklaroi nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në emisionin “Top Tema”.

“Në tërë hapësirën shqipfolëse, mediat dhe sektori joqeveritar, nuk mund të gjeni tekste të animozitetit ndaj punës së Sorosit. Kjo dëshmon se edhe në BDI mund të ketë mendime, por kjo nuk do të thotë përkufizim të pozitës së partisë. Unë konsideroj se i I tërë ky fenomen që emërohet si “desorosoizim” është i keq për proceset e Maqedonisë edhe tek maqedonasit edhe tek shqiptarët sepse askush s’duhet të harroj në këtë shtet cila ishte logjika e fondacionit Soros në vitet 90-ta, që ishte aktiv në të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe vendet ish Jugosllavisë. Bëhet fjalë për investim në elita civile dhe shkencore, kur këto vende të dala nga komunizmi nuk ishin në gjendje ta mbështesin lidhur me formimin e tyre shkencorë. Të gjitha bursat e dhëna tek qytetarët janë investim për gjeneratat” thotë Arifi.

Ajo më tej shton se secili që ka kontribuuar në demokratizimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve etnike, ka mundësuar krijimin e një shoqërie më të drejtë.

  • Ознаки
  • BDI

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.