Banorët e Karposhit: Nëse Jakimovski na mbështet, le të vijë të firmos

-

Nga nisma civile për shpëtimin e gjelbërimit në lagjen Karposh 4 thonë se nëse kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski e mbështet në të vërtetë, siç deklaroi në përgjigjen e peticionit të tyre, atëherë këtë duhet ta dëshmoj në vepër.

“Presioni duhet të vazhdoj. Stevçe na mbështet, por këtë duhet ta dëshmoj me vepër. Demantojmë se nisma është e motivuar politikisht. E kundërta, ne jemi kundër çfarëdo politike kur bëhet fjalë për të drejtat tona civile. Nëse Jakimovski na mbështet, le të vijë të na mbështet, këtë mund ta dëshmoj në disa mënyra si p.sh ta ndaloj procedurën për miratimin e planit të detajuar urbanistik për debat dhe anketë të sërishme. Këtë mund ta bëjë. Nëse dëshiron të ndihmoj mund të vijë të firmos në njësinë rajonale të KSHZ çdo ditë prej 8.30 deri 16.30 deri më 30 shtator. Dhe në fund, nëse i respekton 2450 nënshkrimet, është i obliguar ta respektoj ligjin dhe të thirr mbledhje qytetare” thonë banorët e Karposhit.

Jakimovski dy ditë para skadimit të afatit publikoi marrëveshjen e peticionit me 2425 nënshkrime, që banorët e Karposh 4 i dorëzuan deri në Komunë me kërkesë për organizim të debatit publik kundër zbatimit të planit të detajuar urbanistik, duke e emëruar si të motivuar politikisht.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...