Rritje e lartë e çmimeve të banesave në Ohër, Manastir dhe Gazi Babë (Infografik)

-

Gazi Baba, Ohri dhe Manastiri janë rekorederë për rritjen e çmimit mesatar për metër katror të banesave për periudhë prej një viti, tregoi analiza e Meta.mk, me të dhënat nga regjistrat e çmimeve dhe qirave të Agjencisë për Kadastër të patundshmërive për periudhën korrik-shtator 2019 dhe 2019. Në këto tre qytete, çmimi për një metër katror në periudhën prej korrikut deri në shtator të vitit 2019-të, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 10%, njofton Meta.mk.

Sipas të dhënave të Kadastrit, prej gjithsej 13 komunave të ranguara, rritje të çmimit mesatar të banesave ka në 7 komuna, ndërkaq ulje në 6.

Ulje më të madhe të çmimit ka në Shtip, edhe atë për mbi 20%, pastaj në Kisella Vodë për 15%.

Meta.mk ka shkuar se prej shtatorit të vitit të kaluar, në tërë territorin e shtetit ka 6.368 banesa të cilat janë ndërtuar dhe ende nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e patundshmërive.

“Gjithashtu, në Agjencinë për Kadastër të patundshmërive janë dhënë 11.950 fleta për markimin e ndërtimit që tregon se këto objekte janë në fazën e ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive. Mund të konstatohet se numri i ndërtimeve të reja momentalisht e kënaq kërkesën e banesave të reja”, thuhet në raportin e Kadastrës.

Përndryshe, numër më të madh të banesave të shitura në periudhën korrik-shtator, të vitit të kaluar është në Komunën Karposh, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe janë shitur 239 banesa, ndërkaq numër më të madh të shtëpive të shitura ka Komuna e Manastirit, gjegjësisht janë shitur 30 shtëpi.

Statistikat tregojnë se banesat në Karposh janë më të shitura edhe pse çmimi i tyre mesatar është më i lartë, gjegjësisht 60.398 denarë për një metër katror.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...