“Partia e re do ta kushtoj BDI-në pesë deputetë. Partia që kishte 19 tani ka 14 deputetët” deklaroi sot lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Ai thotë se për shqiptarët është e rëndësishme BDI të del në opozitë.

“Nëse BDI del në opozitë nuk do të thotë se PDSH do të fitoj, por se opozita shqiptare do të fitoj” shtoi Thaçi duke thënë se është herët të thuhet nëse do të bashkohet opozita.

Ai premtoi se secili që do të kontribuoj që BDI të bie nga pushteti do të jetë në ekipin që Thaçi do ta udhëheq më 24 prill të vitit të ardhshëm.