Një ekspert britanik do t’i zgjidh problemet me mediumet

-

“Takim interesant” ishte komenti i shkurtër i ndërmjetësit në bisedimet e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, Piter van Hojt, për bisedimet e sotme për gjendjen e mediumeve.

Në fillim të takimit, prezantim personal për gjendjet në servisin anglez mediatike BBC kishte eksperti britanik për mediume, Riçard Bejli.

Në takim ishin prezent edhe përfaqësues të SHGM-së dhe AMG. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani deklaroi se SHGM ka dalë me pesë qëndrime që të ketë zgjidhje për gjendjen kaotike në hapësirën mediatike.

“Që të fillojmë të diskutojmë në këtë temë, së pari duhet që dorëheqje të jep zëvendës- kryeministri Vlladimir Peshevski. Më pas duhet të ndërpriten paditë e politikanëve ndaj gazetarëve sepse funksionarët i kanë demantin dhe përmirësimin si mundësi. Propozuam ndryshimin e udhëheqësisë programore të servisit publik dhe kërkuam ndërpritje urgjente të reklamimit komercial politik nëpër televizionet private. Pa këtë s’mund të diskutojmë për ndryshim në sferën e mediumeve” tha Selmani.

Ivona Talevska nga AMG theksoi se edhe kjo shoqatë ka pasur disa kërkesa në takimin e grupeve të punës.

“Gjënë e parë që kërkuam ishte që të rriten gjobat për ofendim dhe shpifje ndaj gazetarëve. Më pas, duhet të ndryshohet financimi i servisit publik e gjithashtu është e rëndësishme që edhe çështja e portaleve të përfshihet në ligjet ekzistuese” deklaroi Talevska.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...