Sot dita përplot me ngjarje politike

-

Pas protestës së djeshme të LSDM-së para Qeverisë  në Shkup, sonte VMRO- DPNE-ja tubim popullor para Kuvendit, paralajmëroi.

Ja si duket agjenda e sotme poltike.

  • Ora 13:00 – Konferncë për shtyp e qytetarëve pas mitingut të LSDM-së mbetën nën tenda para Qeverissë së Maqedpnisë.
  • Ora 13.30 –  Liderët e 4 partive më të mëdha, Nikola Gruevski, Zoran Zae, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, do ta mbajnë takimin e dytë liderësh për gjetjen e zgjidhjes dhe dalje nga kriza politike. Edhe kësaj here  në takimin mes liderëve pritet të marrin pjesë ambasadori i ShBA-së Xhes Bejli, Bashkimit Evropian dhe Aivo Orav. Pas përfundimit të takimit të parë të liderëve e cila u mbajt të enjten, pjesëmarrësit  njoftuan se është bërë përpjekje të krijohet kornizë bisedimesh për dalje nga  kriza politike e vendit; Këshilli  i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian sot në Bruksel, pas kërkesë së shefit të diplomacisë bullgare Daniel Mitov, duhet të diskutojnë për Maqedoninë dhe dalje me qëndrim të përbashkët për ngjarjet në vend dhe me masat që duhet të ndërmerren.
  • Ora 18:00 – “Protestoj” edhe sot paralajmëroi protestën kundër Qeverisë së Nikola Gruevskit, për shkak të protestës së VMRO- DPMNE-së, i cili do të mbahet në ora 20 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga nisma qytetare njoftuan se ata nga Qeveria do të nisen drejt Gjykatës Themelore, ku edhe do të përfundoj protesta.
  • Ora 20:00 – VMRO- DPMNE-ja para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë organizon tubim i madh popullor.
  • Ora 22: 00 – Qytetarët dy ditë me radhë do jenë në tenda para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas protestë së LSDM-së.

Për nesër është paralajmëruar se kryeministri Gruevski dhe lideri i LSDM-së, Zaev do të udhëtojnë në Strasburg  me ftesë të eurodeputetëve të cilët ndërmjetësojnë për tejkalimin e krizës politike.