fbpx

Zaev: Unë frymoj për zgjedhje korrekte dhe demokratike

-

Të gjithë ata që për momentin janë në paraburgim të lirohen, kërkoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në debatin e sotëm civil për shoqëri të lirë dhe drejtësi sociale, në hotelin “Holiday In” në Shkup.

Ai pyeti pse kriminel të vegjël janë në paraburgim kur të dyshuar për bashkim kriminel janë në lirim. Sipas tij, vendimet e Gjykatës penale që kanë të bëjnë me të dyshuarit në rastin “Titanik” tregojnë se gjykata në mënyrë selektive shfrytëzon masën e tillë.

Ai edhe njëherë dërgoi apel se zgjedhjet e ardhshme që do të ndodhin në Maqedoni, patjetër duhet të jenë korrekte dhe demokratike.

“Në Maqedoni patjetër të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, unë për këtë frymoj. Nuk e di ku do të më ftojnë nesër për takim, por sot jam këtu dhe dëgjova shumë gjëra të dobishme. S’mundet vetëm partitë ose OJQ-të të fitojnë këtë betejë, duhet të gjithë” porositi Zaev.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.