Greqia në Maqedoninë sheh si aleat kundër mbylljes së kufirit

Rriten shqetësimet dhe frika në Greqi pas paralajmërimeve njëanëshe të një pjesë të vendeve të BE-së se nëse ka nevojë, javët e ardhshëm do të kërkojnë Maqedonia të mbyll kufirin jugor, me çka do të ndalohej fluksi i emigrantëve përmes rutës ballkanike. Në lidhje me këto paralajmërime, autoritetet greke shohin me kënaqësi ndaj politikës maqedonase rreth çështjes së mbylljes së kufijve, që sipas qëndrimeve të deritanishme të kreut më të lartë shtetëror, është kundër kësaj zgjidhje, brifonin diplomatët grek në Shkup.

Sipas tyre, autoritetet greke me simpati pranojnë qëndrimin e presidentit Gjorgje Ivanov të cilin e prononcoi në Samitin e jashtëzakonshëm të vendeve të grupit të Vishegradit në Pragë, se Maqedonia pret dhe kërkon zgjidhje nga Këshilli i Evropës, ku Greqia ka pjesë, se Maqedonia nuk ka kurrfarë interesi që e tërë barra të bie mbi Greqinë dhe “nuk do të lejojë zgjidhje të njëanshme që do të jenë në dëm të interesave të Maqedonisë”.

“Ivanov në Pragë dha koment të baraspeshuar dhe realist lidhur me këtë çështje” thonë burimet diplomatike dhe shtojnë se ky qëndrim i përbashkët rreth krizës së refugjatëve është në bashkëpunim më të afërt mes dy vendeve edhe në nivel politik.