Zaev: Sonte do të vendoset strategjia e ardhshme e LSDM-së

-

Lideri opozitar, Zoran Zaev, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së, Oliver Spasovski dhe kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovski, vizitoi shtëpitë në “Lagjen e Trimave” ku këtë fundjavë u zhvilluan luftime të ashpra mes policisë dhe një grupi të armatosur.

Kryetari i LSDM-së u prit me ovacione ndërsa populli i duartrokiti.

Zaev tha se ka ardhur të vizitoj vendin ku këtë fundjavë ndodhën ngjarjet e padëshiruara dhe porositi që këto mos të përsëriten asnjëherë. Forcat policore, sipas tij, në mënyrë profesionale e kanë kryer punën e tyre dhe kanë qenë të kujdesshëm me popullin.

Në pyetje e gazetarëve lidhur me konkludimet e Këshillit të Sigurisë, Zaev tha se nuk është thënë asgjë më shumë se ajo që është njoftuar në opinion. Ai tha se “për një gjë është gënjyer në Këshill”, por nuk deshi ta ndaj këtë me opinionin.

“Sipas të dhënave që u plasuan, policia tetë muaj ka vëzhguar grupin dhe ka pasur të dhëna. Kompetentët kanë mundur të veprojnë ndryshe dhe të pengojnë mos të ndodh skenar i këtillë. Presidenti fare nuk është informuar për seriozitetin e aksionit dhe për këtë ka shkuar në Moskë. Në pyetjet që i parashtrova, nuk mora përgjigje, përveç atë se MPB-ja do t’i njoftoj”, deklaroi Zaev.

Zaev shtoi se do të vazhdoj me “bombat” dhe se organet partiake do të mblidhen sonte dhe do të miratojnë strategji se si do të publikohen. E tërë përgatitje për mitingun për të dielën po zhvillohet pa pengesa dhe deri nesër do të dihet strategjia e tij. Ai akuzoi se kjo situatë është shfrytëzuar që dikush të hyj në vend dhe të shkaktoj incident ndërsa pushteti ka qenë e zënë për të ngelur në pushtet dhe nuk ka parandaluar ndërsa ka mundur tërë këtë ta pengoj.

Ai kërkoi dorëheqje nga kompetentët dhe formimin e qeverisë kalimtare e cila do të organizonte zgjedhjet.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...