fbpx

Vajgël, Kukan, Hovit: Hetim adekuat për përgjimet dhe Kumanovën

-

Eurodeputetët Ivo Vajgël, Edvard Kukan dhe Riçard Hovit, të cilët po ndërmjetësojnë në mes përfaqësuesve të partive politike VMRO-DPMNE dhe LSDM me qëllim tejkalimin e krizës politike në vend, sot kanë reaguar edhe për zhvillimet në Kumanovë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me ngjarjet që ndodhën në Kumanovë këtë vikend. Ne i dënojmë të gjithë aktet e dhunës kundër rendit publik dhe tentimet për destabilizim të situatës në vend. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet më të thella për familjarët e njerëzve që humbën jetën këtë vikend. Këto ngjarje duhet të hetohen në mënyrë transparent në përputhshmëri me sundimin e së drejtës dhe e kërkojmë nga opinioni në Maqedoni të mos lejoj eskalim të mëtutjeshëm të tensioneve”, thuhet në reagimin e përbashkët të eurodeputetëve.

Vajgl, Kukan dhe Hovit ju bëjnë thirrje politikanëve në vend “të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen nga aksione ose deklarata që mund ta dëmtojnë edhe më shumë stabilitetin e vendit”.

Ata edhe njëherë përsëritën se të gjitha akuzat për keqpërdorime të cilët u publikuan në opinion duhet të hetohen dhe ata që do të gjenden si fajtorë do të duhet të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre, me respektim të plotë të principeve të transparencës, paanshmërisë dhe prezumimit të pafajësisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.