fbpx

Ambasada ruse: Është e rrezikshme të imponohen zgjidhje krahas vullnetit të popullit

-

Federate Ruse në vazhdimësi mbështet stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë të pavarur, sovrane dhe shtet të integral territorial, thuhet në njoftimin e ambasadës së Federatës Ruse në Maqedoni.

Në njoftim theksohet se ambasada është e bindur se dalja nga kriza e rëndë e brendshme politike që e ka kapluar Maqedoninë mund të gjendet vetëm në suazat e fushës ekzistuese kushtetuese, në bazë të normave gjerësisht të pranuar të shoqërisë demokratike.

“Të gjithë përpjekjet që për përfshirje të jashtme në këtë proces, të imponohen zgjidhje të këtilla apo të atilla krahas vullnetit të popullit në Maqedoni, janë të rrezikshme dhe patjetër të hidhen poshtë nga komunitetit botëror. Parimet e barazisë sovrane të shteteve është mos- përfshirja në punët e brendshme të shteteve tjera dhe mosrespektimi i tyre paraqet shkelje të madhe të së drejtës ndërkombëtare. I konsiderojmë si kundër- produktive spekulimet e disa politikanëve të cilët kërkojnë arsye të krizës së brendshme politike në Maqedoni në rivalitetin mes fuqive të mëdha. Konstatimet e tilla janë të ngjashme me pohimin e papërgjegjshëm të disa politikanëve militant të cilët para do kohe Maqedoninë e vendosën në “linjën e zjarrit mes Uashingtonit dhe Moskës”, thuhet më tej në njoftim.

Nga ambasada ruse dënojnë “përpjekjet nga fuqitë e jashtme që të keqpërdorin faktorin e raporteve të komplikuara ndëretnike për synimet e tyre personale” dhe konsiderojnë se ato janë shumë të rrezikshme për shtetin, se u shkaktojnë dëm të madh interesave rrënjësore të Maqedonisë si dhe interesave të bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.