fbpx

Fondacioni “Metamorfozis”: Pohimet e SOS janë gënjeshtra dhe shpifje të rënda

-

Ndaj pohimeve dhe njollosjeve të shumë organizatave joqeveritare që të shtunën i publikuan Nikola Sërbov, Cvetin Çilimanov dhe Nenad Mirçevski, duke u paraqitur si nisma “Stop operacionit Soros”, reagoi edhe Fondacioni “Metamorfozis”. Në demant thuhet se përkundër parimeve të veprimit të sektorit joqeveritar si korrigjues jopartiak në çfarëdo fushe, grupi prej tre qytetarëve i prezantuar si organizatë joqeveritare apo nismë joqeveritare nën emrin “Stop operacionit Soros”, në mënyrë tinëzare punon për interesat e një partie politike gjegjësisht është e përfshirë në agjendën e saj publikisht të shpallur për ballafaqimin ne pjesën e pavarur dhe progresive të sektorit civil.

“Fondacioni “Metamorfozis” ashpër dënon dhe i kualifikon si gënjeshtar dhe shpifje të rënda si dhe demanton tërësisht deklaratat e përfaqësuesve të grupit prej tre qytetarëve me emrin “Stop operacionit Soros”, të publikuara në konferencë më 4 shkurt 2017. Në këtë konferencë shtypi janë publikuar gënjeshtra për “Metamorfozis”, përfshirë edhe akuza të pasakta se në llogarinë e fondacionit kanë përfunduar “shuma milionëshe” të cilat gjoja, janë përdorur për aktivitetet partiake të LSDM-së”, thuhet në demantin e dërguar deri tek mediat, ku thuhet se mjetet e “Metamorfozis” asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të shfrytëzuara për aktivitetet e asnjë partie politike.

Sipas Fondacionit, bëhet fjalë për përpjekje për t’u shpërqendruar opinioni nga problemet e vërteta, por njëkohësisht të njolloset reputacioni i “Metamorfozis” dhe të gjitha shoqatave që nuk janë nën kontrollin e VMRO DPMNE-së. Më pas, përkujtojnë në biografinë e njërit nga tre personat e grupit “Stop operacioni Soros”.

“E kundërta, përkundër parimeve të veprimit të sektorit joqeveritar si korrigjues jopartiak i cilitdo në pushtet, grupi prej tre qytetarëve i prezantuar si organizatë joqeveritare apo nismë joqeveritare nën emrin “Stop operacionit Soros”, në mënyrë tinëzare punon për interesat e një partie politike gjegjësisht është e përfshirë në agjendën e saj publikisht të shpallur për ballafaqimin ne pjesën e pavarur dhe progresive të sektorit civil. Njëri prej tyre është i punësuar në një agjenci shtetërore të lajmeve, pasi e kryente funksionin këshilltarë për marrëdhënie me opinionin i presidentit të Maqedonisë, i cili në këtë post erdhi si kandidat i VMRO DPMNE-së”, thuhet në demant.

Fondacioni “Metamorfozis” tregon se ekziston nga viti 2004 si subjekt i pavarur jopartiak dhe prej atëherë ekzistojnë çështje të ndërtimit të shoqërisë informatike dhe përforcimin e pozicionit të qytetarëve në shoqëri, pa marrë parasysh cilët parti janë në pushtet.

“As Fondacioni “Metamorfozis”, e as ndonjëri nga donatorët me të cilët bashkëpunojmë, nuk financojnë e as zbatojnë projekte të bazuara në orientime partiake apo ideologjike. Të gjitha aktivitetet tona dhe raportet financiare janë të kapshme për opinionit”, thuhet në shkresën, me të cilën kërkohet falje publike.

“Ashpër hedhim poshtë kualifikimin se jemi organizatë e cila punon me urdhër të dikujt. Për shkak të gënjeshtrave të nxjerra, shpifjeve dhe përpjekjeve për prishjen e imazhit të “Metamorfozis” dhe të punësuarve të tij, nga përfaqësuesit e grupit SOS duam që të kërkojnë falje publike. Në të kundërtën, do të ngritim padi për ofendim dhe shpifje. Nga mediat që i njoftuan shpifjet kërkojmë publikimin e këtij demanti në vendin e njëjtë dhe kohëzgjatjen e njëjtë me atë të dezinformatave. Ato media që nuk do ta plotësojnë këtë obligim kushtetues dhe ligjor, do t’i konsiderojmë bashkëpjesëmarrës në fushatën kundër sektorit joqeveritar dhe do të përfshihen në padi”, shtojnë nga fondacioni “Metamorfozis”.

Një sërë demante dhe paralajmërime për padi dërguan shumë organizata tjera civile dhe joqeveritare, të cilat presin nga organizata SOS të kërkojnë falje për gënjeshtrat dhe shpifjet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.