fbpx

Kurc do të kërkojë që Këshilli i BE-së të diskutoj për Maqedoninë

-

Ministri Austriak për punë të jashtme Sebastian Kurc sot ka shprehur shqetësim lidhur me eskalimin e situatës në Maqedoni. Ai ka porositur se në takimin e ardhshëm të shefave të diplomacisë së BE-së do të kërkoj të bisedohet për zhvillimet aktuale në Maqedoni. Për këtë, Kurc e ka informuar edhe shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki.

Ai ka apeluar deri tek gjithë palët të jenë të përmbajtur, ndërsa ka bërë thirrje deri tek opozita dhe Qeveria të bashkëpunojnë.

Sipas tij, ngjarjet duhet të kuptohen si “thirrje për zgjim” dhe e theksoi nevojën për përparim në tejkalimin e krizës së brendshme politike.

Ai siç ka njoftuar agjencioni i lajmeve austriak APA, ka kërkuar hetim transparent për gjitha ndodhitë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.